Author: korrektpress

Janë zhvilluar ndeshjet e kthimit çerekfinale në Kupën e Kosovës. Tanimë janë mësuar dy skuadrat e para gjysmëfinale dhe ato janë Trepça dhe Bora. Trepça me përmbysje kalon në gjysmëfinaleFituesja e Kupës së Kosovës, Trepça me fitoren ndaj Golden Eagle Yllit 76:88 ka kaluar në gjysmëfinale, duke përmbysur humbjen e pësuar në ndeshjen e parë 99:102.Sfida në Therandë ka qenë e jashtëzakonshme, e luftuar dhe me shumë kthesa, e me shumë emocione, derisa në fund festuan kampionët e Kosovës. Bora depërton në Top 4 të Kupës së KosovësBora ashtu si në ndeshjen e parë, ashtu edhe në ndeshjen e dytë…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se nuk do të vendosë tarifa në lidhje me Grenlandën pas një takimi “shumë produktiv” me shefin e NATO-s, Mark Rutte.Në postimin e tij në platformën e tij Truth Social, Trump thotë se “kemi formuar kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Grenlandën dhe, në fakt, të gjithë Rajonin Arktik”.Presidenti amerikan shton se “zgjidhja” do të jetë e shkëlqyer për SHBA-në dhe të gjitha vendet e NATO-s, përcjell Telegrafi.”Bazuar në këtë mirëkuptim, unë nuk do të vendos Tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt”, thotë ai.Trump thekson se…

Read More

Shapi Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, ka reaguar pas miratimit të rezolutës H.R. 6411 nga Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit të SHBA, e cila ka të bëjë me të drejtat etnike dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.Kamberi ka theksuar se miratimi i kësaj rezolute përfaqëson një qëndrim zyrtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj diskriminimit sistematik të shqiptarëve në Luginë dhe një hap të rëndësishëm drejt kërkimit të përgjegjësisë ligjore dhe politike nga Serbia.Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për kongresistin Keith Self, kryetar i Nënkomitetit për Evropë, për iniciativën dhe lidershipin e…

Read More

Manchester United ka zhvendosur fokusin drejt mesfushorit 22-vjeçar të Barcelonës, Marc Casado, duke e parë atë si një alternativë të mundshme për përforcimin e skuadrës.Sipas raportimeve nga mediat e ndryshme angleze, “Djajtë e Kuq” kanë bërë tashmë një qasje zyrtare pranë klubit katalanas për të marrë informacione rreth një transferimi të mundshëm të mesfushorit të ri.Deri tani, strategjia e United ishte e orientuar kryesisht te futbollistët që tashmë janë ambientuar me futbollin anglez. Lista e ngushtë e kandidatëve përfshinte emra si Carlos Baleba, Adam Wharton dhe Elliot Anderson, por Marc Casado raportohet se tashmë është futur seriozisht në planet e…

Read More

Ka filluar me ndërtimin e aksit rrugor Tetovë-Gostivar dhe Gostivar–Bukojçan, ndërsa paraprakisht e kemi zgjedhur shpronësimin e tokës dhe mënjamimin e objekteve nëpër këto trase, theksoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.“Nëse vazhdojmë përgjatë trasesë së njëjtë përgjatë Korridorit 8 në krahun perëndimor, e gjithë procedura për zgjedhjen e një kontraktori për seksionin Gostivar-Bukojçan tashmë është përfunduar, presim vetëm miratimin nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, sepse prej andej vjen kredia, në mënyrë që të zgjedhim një kontraktor. Shpresoj që pas përfundimit të dimrit dhe përmirësimit të kushteve të motit, do të fillojnë punimet në një autostradë…

Read More

E drejtpërdrejtë dhe pa hezitim në deklarata, Monika Kryemadhi po shfaqet para publikut edhe në rolin e opinionistes në Big Brother VIP Albania, ku komentet e saj kanë tërhequr vëmendje për sinqeritetin dhe mungesën e filtrave.Në një intervistë për emisionin Ftesë në 5, Kryemadhi ka theksuar se gjithmonë ka qenë e tillë, edhe në jetën personale. “Unë edhe kur kam qenë e martuar, nuk kam pasur filtra për deklaratat. Nuk kam mentalitetin se çfarë do të thonë të tjerët. Tani aq më pak”, u shpreh ajo, duke qeshur.E pyetur nga moderatorja Bieta Sulo nëse beson ende te dashuria pas divorcit,…

Read More

Gjermania u bë blerësi më i madh në botë i kafesë nga Brazili në vitin 2025, duke tejkaluar Shtetet e Bashkuara, të cilat ranë në vendin e dytë pas vendosjes së tarifave të larta të importit.Gjermania importoi 5.4 milionë qese 60 kilogramëshe kafe braziliane vitin e kaluar, duke përbërë 13.5% të totalit të eksporteve të Brazilit, tha shoqata braziliane e eksportuesve të kafesë Cecafé.SHBA-të, tradicionalisht klienti më i madh i kafesë në Brazil, ranë në vendin e dytë me importe prej 5.3 milionë qesesh, 33% më pak se një vit më parë. Cecafé tha se rënia u nxit kryesisht nga…

Read More

Kryesisht grurë e misër, për të bërë bukë apo makarona… gjatë vitit të shkuar u importuan më shumë se 374 mijë ton drithë. Sasia e drithit të hyrë gjatë 2025-ës u zgjerua me gati 40 mijë tonë në raport me 2024-n.Zef Gjeta, pedagog për bujqësinë, u shpreh për A2CNN se rritja e importeve vjen për shkak të mungesës së prodhimit vendas. Kemi reforma, por jo akte konkrete. Nuk ka financime për bujqësinë.Ndryshimet në gjeografinë e tregtisë së jashtme, reduktimi i kostove të transportit dhe forcimi i lekut bënë që çmimi i drithit të importuar të ishte më i ulët. Ndonëse…

Read More

Në fund të kësaj jave – që nisi me reduktime në furnizimin me energji elektrike – do të dorëzohen aplikimet fillestare në procesin e shqyrtimit vjetor të tarifave.Kësisoj, më së largu në fillim të javës së ardhshme pritet publikohen aplikimet e secilit akter për të hyrat maksimale të lejuara, përfshirë atë të KESCO-s, që do të tregojë nëse do të propozohet ngritje e serishme e çmimit të rrymës ose jo.Situata e rënduar veçmas në kohë kur nis procesi i shqyrtimit të tarifave, në vlerësimin e Kushtrim Ahmetit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, nuk është e rastësishme.Referuar arsyetimeve të kompanive…

Read More

Studentët e Fakultetit të Filozofisë në Novi Sad kanë bllokuar të mërkurën ndërtesën e institucionit pasi profesoreshës Jelena Kleut iu dorëzua një urdhër shkarkimi. Megjithatë, pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme Serbe përdorën forcë për të nxjerrë jashtë të gjithë ata që ishin brenda ndërtesës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Sipas mediave serbe, Policia e Emergjencave dhe Xhandarmëria, të pajisura plotësisht për të shpërndarë demonstratat, ngritën një kordon përpara fakultetit.Filozofski fakultet 21.1.2026. Novi Sad, SrbijaAutonomija univerziteta: pic.twitter.com/hazvxnXvpk— FTN SE BUDI (@ftn_se_budi) January 21, 2026 Një gazetar i N1 Serbia raportoi se u përdor forcë e madhe për të nxjerrë jashtë studentët…

Read More