- Autorizohet dërgimi i trupave të FSK-së në operacion ndërkombëtar paqeruajtës në Gaza
- Rita Behadini në PodGo – flet për sfidat e shëndetit mendor, aktivizmin e saj dhe pozitën e gruas në shoqërinë shqiptare
- PSG po kryeson garën ndaj gjigantëve evropianë për Diomanden
- Mustafa: PDK e ka kuptuar me kohë lojën e Albin Kurtit, ai njeh logjikën e kapjes së të gjitha pushteteve
- Një i vdekur, të tjerë të lënduar – pasi një autobus u përplas me një supermarket në Salzburg të Austrisë
- Barcelona e “sakrifikon” super-talentin, e ofron në marrëveshje shkëmbimi te Interi për Alessandro Bastonin
- Qeveria miraton përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës
- “Ejani se kam vrarë gruan”, policia e Patosit alarmohet pas një telefonate
Author: korrektpress
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Bordit të Paqes
Presidenti amerikan, Donald Trump në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes, ku është ftuar edhe Kosova ka mbajtur një fjalim rasti.Trump para të pranishmëve, ku është edhe presidentja e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani theksoi se bota tani është më e sigurt dhe më në paqe se që ishte para një viti. “Si president, unë i kam ndaluar tetë luftëra në nëntë muaj, përfshirë Kamboxhia dhe Tajlandë, ku disa nga liderët janë këtu, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës, Pakistanit e Indisë, Izraelit dhe Iranit, etj…”, tha ai. Lajmi në përditësim. /Telegrafi/https://www.youtube.com/live/S0uSK9MaCdA
Vendet në skenë në Davos po mbushen ngadalë me udhëheqësit botërorë që pranuan ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për t’u bashkuar me Bordin e Paqes.Midis tyre janë presidentët e Azerbajxhanit, Argjentinës, Kazakistanit dhe Indonezisë, si dhe kryeministri hungarez Viktor Orban. E vetmja grua duket të jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan skynews.Karrigia e bardhë është qartësisht e rezervuar për Donald Trump, i cili e ka shpallur veten udhëheqës të përjetshëm të bordit.Trump u shfaq i fundit në skenë pasi anëtarët e Bordit të tij të Paqes u paraqitën dhe filloi fjalimin.2Kjo është një ditë shumë emocionuese, e përgatitur…
Real Madrid vazhdon të vendosë një fokus të fortë te akademia e saj, La Fabrica, e cila ka qenë një nga shtyllat kryesore të strategjisë së klubit vitet e fundit. Jo vetëm që lojtarë si Raul Asencio dhe Fran Garcia janë shndërruar në pjesë të rëndësishme të ekipit të parë, por akademia ka rezultuar edhe një burim i vlefshëm të ardhurash financiare.Emra si Nico Paz, Jacobo Ramon dhe Chema Andres i kanë sjellë fitime të konsiderueshme klubit madrilen, ndërsa të tre mund të rikthehen në të ardhmen si lojtarë më të zhvilluar, falë klauzolave të riblerjes të përfshira në kontratat…
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Slobodan Trendafilov, u bëri një thirrje publike punëtorëve, duke kërkuar mbështetje dhe pjesëmarrje masive për protestën e paralajmëruar, duke theksuar se heshtja dhe pasiviteti nënkuptojnë mbështetje për pagat e ulëta dhe jetën e vështirë të punës.Ai tha se vetëm përmes unitetit dhe rezistencës aktive punëtorët mund të luftojnë për kushte më të mira dhe të ardhura më të larta. “Motra dhe vëllezër punëtorë, sot po kërkojmë mbështetjen e çdo punëtori, të çdo personi që beson se nuk duhet të rrijë rehat në shtëpi në kolltukun e tij të ngrohtë. Po kërkojmë që çdo…
Gjatë ditëve të fundit në vend janë raportuar disa raste të vjedhjeve përfshirë dhe rastin e sotëm, ku një vjedhje e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:30 në një lokal në rrugën “UÇK” në Prishtinë.Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.Sipas tij, sektori i Hetimeve të Kryeqytetit në koordinim të plotë me Prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar Vjedhje e rëndë në një lokal në Prishtinë, policia dhe prokuroria në hetim të rastit “Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një rast…
Pesë muaj para fillimit të Kupës së Botës 2026, FIFA po e ndjek me shqetësim një sfidë të papritur. Një propozim nga një politikan gjerman kërcënon të rrezikojë ngjarjen më të madhe në historinë e futbollit: 48 ekipe, tre vende pritëse – Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja, dhe një polemikë që vazhdon të përshkallëzohet.Donald Trump, i cili është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, ka shkaktuar polemika duke përsëritur qëllimin e tij për ta aneksuar Grenlandën. Ideja, e paraqitur si një çështje “sigurie kombëtare”, ka ngritur alarm në Evropë dhe ka provokuar zemërim nga Danimarka, Bashkimi Evropian dhe NATO.Nga Gjermania,…
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se në kuadër të kompetencave të saj ligjore dhe si institucion i Prokurorit të Shtetit, është duke monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.Në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore në Ferizaj ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore që lidhen me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë, me qëllim të sigurimit të provave relevante, identifikimit të personave përgjegjës dhe administrimit të të gjithë materialit zgjedhor në përputhje me ligjin. Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 për asgjësim të dokumenteve të votimit “Veprat penale që…
Danimarka dëshiron të vazhdojë “dialogun konstruktiv me aleatët e saj” në lidhje me sigurinë e Groenlandës dhe Arktikut, por duke respektuar “integritetin e saj territorial”, tha kryeministrja Mette Frederiksen në përgjigje të kërcënimeve nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.”Siguria në Arktik është një çështje për të gjithë aleancën e NATO-s. Prandaj, është mirë dhe e natyrshme që kjo të diskutohet edhe midis Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara. Mbretëria e Danimarkës ka punuar prej kohësh që NATO të rrisë angazhimin e saj në Arktik”, ka shtuar ajo, transmeton Telegrafi.”Qeveria daneze ka koordinuar përpjekjet…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar në Rahovec, ndërsa kanë arrestuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt dy të dyshuarit.Rasti ka ndodhur në rrugën “Sheh Mihedini”, në ora 23:10.“Janë arrestuar dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull kosovarë, pasi kanë refuzuar të ndalen nën urdhrin e zyrtarëve policorë, si dhe kanë refuzuar të prezantojnë dokumentet përkatëse. Të dyshuarit kanë fyer dhe shtyrë zyrtarët policorë, me ç’rast njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime”, thuhet në raportin policorë.Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari