Author: korrektpress

Policia shqiptare ka njoftuar se 11 efektivë, si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore.Policia shton se janë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna për shoqërimin e tyre.Njoftimi i policisë:Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie.Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë.Shërbimet e Policisë kanë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon…

Read More

Bournemouth ka shkaktuar një befasi të madhe për ta mposhtur në shtëpi Liverpoolin, në kuadër të xhiros së 23-të në Ligën Premier.“Reds” zhvilluan paraqitje më të mirë, por Bournemouth realizuan në minutën e fundit të kohës shtesë për ta mposhtur në fund me rezultat 3-2.Evanilson me një volej fantastike e kaloi Bournemouthin në epërsi pas asistimit të Scott (26’).Ndërsa shtatë minuta më vonë, Alejandro Jimenez shënoi lehtësisht nga afërsia për të dyfishuar epërsinë (33’).Liverpooli u këndell në fundin e pjesës së parë, ku Virgil van Dijk realizoi me kokë pas harkimit të Dominik Szoboszlait (45’).Hungarezi ishte protagonist edhe te goli…

Read More

Policia duket se ka përdorur gaz lotsjellës të skaduar kundër protestuesve në të shtunën. Një prej bombolave të hedhura, e siguruar nga A2, ka të shkruar datën e prodhimit në korrik të vitit 2019 dhe datë skadence në korrik 2023.Gazi u përdor në godinën e Kryeministrisë pasi protestuesit hodhën molotov dhe fishekzjarrë ndërsa u hodh edhe te Parlamenti, pas përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të renditDisa efektivë policie janë lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt godinës së Kryeministrisë në protestën e opozitës.Policia ka njoftuar se efektivët e lënduar po marrin ndihmën e parë mjekësore.Më herët, një person u…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë homazh ushtarëve britanikë “shumë të guximshëm” që shërbyen në Afganistan, pas kritikave të ashpra ndaj pretendimit të tij se trupat jo-amerikane kishin qëndruar larg vijës së frontit.Në Truth Social, ai tha se britanikët “ishin ndër luftëtarët më të mëdhenj”, ndërsa pranoi 457 viktimat dhe shumë të tjera që u “plagosën rëndë”.“Ushtarët e mëdhenj dhe shumë trima të Mbretërisë së Bashkuar do të jenë gjithmonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Në Afganistan, 457 veta vdiqën, shumë u plagosën rëndë dhe ata ishin ndër luftëtarët më të mëdhenj. Është një lidhje shumë e fortë…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas përfundimit të protestës, nga selia blu kërkoi lirimin e protestuesve të arrestuar nga policia pas përplasjeve me forcat e rendit.Berisha deklaroi se 25 protestues paqësorë janë arrestuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.Ai e cilësoi kryeministrin Rama si “armik të çdo shqiptari” dhe shtoi se opozita do të vijojë betejën kundër qeverisë.”Mos ndërse policinë kundër protestuesve. Ju bëj thirrje policëve, mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligj dhe moral. Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari. Duhet të betohemi se me…

Read More

Elijona është parë sot në gjendje të rënduar emocionale, vetëm një ditë pas spektaklit të mbrëmshëm. Situata u përshkallëzua pas një bisede të gjatë që ajo zhvilloi me Klodin, ku tensionet mes tyre dolën hapur.Sipas komenteve të shumta, gjendja e Elijonës lidhet me ndjenjat që ajo dyshohet se ka për Klodin dhe me klipin e shfaqur gjatë spektaklit, ku ai u pa i përqafuar me Benitën. BBVK/InstagramKy moment duket se e ka prekur fort Elijonën, e cila shpërtheu në lot gjatë bisedës mes tyre.Mes emocioneve, Elijona i është drejtuar Klodit me tone të ndjera: “Kur të kam bërë unë ty…

Read More

Ekspertët shpjegojnë pse dera e frigoriferit nuk është vendi i duhur për qumështin dhe cili është pozicioni ideal për ta ruajtur më gjatë të freskëtÇdo familje ka mënyrën e vet të sistemimit të blerjeve javore në frigorifer, ku secila raft apo hapësirë u dedikohet ushqimeve të caktuara. Ndërsa shumica e produkteve përfundojnë në raftet e brendshme, shishet e qumështit zakonisht vendosen në derën e frigoriferit.Shumica e frigoriferëve kanë hapësirë praktike në derë, e cila ndihmon që shishet e mëdha të mos zënë vend në raftet kryesore. Kjo duket zgjidhje e përshtatshme, por nuk është vendi ideal për ruajtjen e qumështit.…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, u shpreh para mediave vendase se ka arritur një marrëveshje me presidentin amerikan, Donald Trump, për furnizimin e Ukrainës me raketa për sistemet e mbrojtjes kundërajrore të tipit Patriot.Duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave ukrainase, Zelenski theksoi se është i kënaqur me marrëveshjen e arritur me liderin amerikan gjatë takimit në Davos.“Kam biseduar me presidentin Trump dhe kam marrë, nuk do të them sa, raketa PAC-3 për sistemin Patriot”, deklaroi ai për Ukrinform. Çfarë dihet për takimin e parë trepalësh Ukrainë, SHBA dhe Rusi? Sipas Zelenskyt, në Davos u diskutua edhe për modele të zgjidhjes së…

Read More

Një person është dërguar me ambulancë për trajtim mjekësor, pasi ka mbetur i lënduar në protestën e opozitës para Kryeministrisë. I lënduar është mbajtur në krah nga një personel mjekësor dhe një i njohur dhe u shoqërua në ambulancë, shkruan A2 CNN. Është e paqartë nëse ka mbetur i lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia, apo ka pësuar ndonjë dëmtim tjetër.Forcat e rendit hodhën gaz lotsjellës dhe ujë pasi protestues lëshuan bomba molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë, sapo kryetari i PD, Sali Berisha, përfundoi fjalën e tij.Menjëherë protestuesit u shpërndanë, ndërsa Berisha raportohet se u largua…

Read More

Ekipet e NP “Pyjet Kombëtare”, informojnë se së bashku me Policinë Pyjore, kapën një grup prerësish ilegalë të druve që prej kohësh po shkatërronin pyjet e Pllaçkovicës pranë Radovishit. Gjatë aksionit u sekuestruan dy automjete, një motor, dhe mjete të tjera që përdornin druprerësit ilegalë. Për këtë njoftoi zëvendësdrejtori i ndërmarrjres, Kire Mihajllov, i cili shpërndau edhe video nga momenti i kapjes së autorëve.Mihajllov paralajmëroi se të gjithë druprerësit ilegalë do të ndiqen penalisht dhe “nuk do të ketë të paprekshëm” në luftën kundër krimit në pyje.

Read More