- Dy gjigantët anglezë kontaktojnë Milanin për transferimin e Leaos
- Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Kryeministër, qetësohu… ose qeveris, ose lësho rrugë”
- Vendimi për rastin ‘Banjska’, jehonë në mediat ndërkombëtare
- Sërish rikthim te Chelsea? Frank Lampard thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen
- Dimitrieska-Koçoska: Gratë në lidership janë motor i progresit ekonomik
- Tornado godet Oklahoman, dhjetëra të lënduar
- Kamberi për Rezolutën e Kuvendit të Kosovës: Hapi më i rëndësishëm për përkujdesjen ndaj shqiptarëve të Luginës
- Nëse keni punë me ta, bëni kujdes! Duken të butë, por dinë të kalkulojnë: Këto 3 shenja dallohen më së shumti
Author: korrektpress
Istogu është tronditur ditën e djeshme (29/01/2026), pasi dyshohet për një rast dhunimit të një të miture.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur për Telegrafin se është ndaluar një person i moshës madhore rreth orës 14:10, pasi dyshohet se ka dhunuar një të mitur në një motel.Telegrafi ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se brenda afatit ligjor do të caktohet masa e paraburgimit. Rast i rëndë në Istog, një i rritur dyshohet se dhunoi një të mitur “Është ndaluar një person me urdhër…
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka rritur kapacitetet profesionale përmes shtimit të stafit shëndetësor, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve ndaj pacientëve.Sipas njoftimit zyrtar të spitalit, së fundmi ekipit mjekësor i janë bashkuar tetë mjekë specialistë të profileve të ndryshme, përfshirë tre specialistë pediatër, një specialiste të dermatologjisë, një specialist të radiologjisë, dy specialistë të gjinekologjisë dhe një specialist të oftalmologjisë.Po ashtu, stafi është përforcuar edhe me nëntë infermierë, prej të cilëve gjashtë infermierë të përgjithshëm dhe tre mami, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve të shërbimeve spitalore.Për herë të parë, pjesë e…
Platforma ndërkombëtare Global Firepower (GFP) ka publikuar renditjen vjetore të fuqisë ushtarake për vitin 2026, duke analizuar kapacitetet ushtarake të 145 shteteve nga e gjithë bota, përcjell Telegrafi Maqedoni.Renditja bazohet në mbi 60 faktorë të ndryshëm, përfshirë numrin e forcave ushtarake, armatimin tokësor, ajror dhe detar, buxhetin e mbrojtjes, kapacitetet logjistike, gjendjen financiare si dhe pozicionin gjeografik të secilit shtet.Sipas GFP-së Maqedonia e Veriut renditet e 114 sipas fuqisë (indeksi i fuqisë ushtarake konsiderohet 2.4956).Nga vendet e rajonit Shqipëria renditet në vendin e 77, Greqia-30, Bullgaria-62, Serbia-63, Kroacia-73, Kosova-138, Mali i Zi-128./Telegrafi/
Sipas asaj që ka konfirmuar Fabrizio Romano, Leon Goretzka ka vendosur të refuzojë ofertën e Atletico Madrid dhe të mos largohet nga Bayern Munich gjatë afatit kalimta të janarit. Mesfushori gjerman, i cili ishte shndërruar në objektivin kryesor të klubit madrilen për të përforcuar repartin e mesfushës, ka zgjedhur të qëndrojë në Mynih deri në fund të sezonit aktual. Goretzka, kontrata e të cilit skadon në muajin qershor, ka vendosur ta përmbushë marrëveshjen me klubin bavarez dhe të largohet në verë si lojtar i lirë. Kjo zgjedhje ka prishur planet e Atletico Madrid, që kishte intensifikuar kontaktet ditët e fundit…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se nuk ekziston një marrëveshje zyrtare armëpushimi për objektivat e energjisë midis Ukrainës dhe Rusisë.Ai shton se vendimi, të cilin Ukraina e sheh si një “mundësi” dhe jo si një marrëveshje të plotë, ishte një iniciativë e propozuar personalisht nga presidenti amerikan, Donald Trump.Zelensky tha se nëse Moska ndalon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, Kievi do të shmangë sulmet ndaj objekteve energjetike të Rusisë si përgjigje.Përveç skepticizmit mbi atë nëse presidenti rus, Vladimir Putin ka pranuar vërtet të ndalojë synimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës për një javë, Volodymyr Zelensky ka folur edhe për…
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se gjatë fillimit të muajit shkurt do të zhvillohen dy aktivitete trajnuese nga kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe rrethinës.Sipas njoftimit, më 3 shkurt 2026, në zonën e Badovcit, Qendra Studimore Universitare e FSK-së do të realizojë një trajnim në terren për navigim tokësor me emërtimin “Rruga e Heronjve”.Ndërkaq, më 6 dhe 7 shkurt 2026, në zonën e Koliqit, Qendra Studimore Universitare e Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së do të zhvillojë një vlerësim praktik për operacione mbrojtëse në terren.Nga Komuna e Prishtinës është theksuar se…
Platforma ndërkombëtare Global Firepower (GFP) ka publikuar renditjen vjetore të fuqisë ushtarake për vitin 2026, duke analizuar kapacitetet ushtarake të 145 shteteve nga e gjithë bota.Renditja bazohet në mbi 60 faktorë të ndryshëm, përfshirë numrin e forcave ushtarake, armatimin tokësor, ajror dhe detar, buxhetin e mbrojtjes, kapacitetet logjistike, gjendjen financiare si dhe pozicionin gjeografik të secilit shtet. Të gjitha këto përllogariten në një indeks të quajtur PowerIndex, ku renditja më e ulët nënkupton një fuqi ushtarake më të madhe.Sipas GFP-së, formula e përdorur u mundëson edhe shteteve më të vogla, por teknologjikisht të avancuara, të konkurrojnë me fuqi më të…
Më 23 janar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga udhëheqës të lartë nga PK, realizoi vizitën e parë zyrtare të Policisë së Kosovës në kufirin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës. Sipas një njoftimi bëhet e ditur se delegacioni vëzhgoi nga afër operacionet e sigurisë kufitare në kohë reale në Portin e Hyrjes Laredo, në bashkëpunim me Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së dhe zyrtarët kufitarë. “Vizita u organizua me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë përmes DOJ-ICITAP. Kjo vizitë historike shënoi herën e parë që zyrtarë të…
Prezantuesja e “Love Island”, Maya Jama, dhe i dashuri i saj, futbollisti Ruben Dias, mbeten të tronditur pasi shtëpia e tyre në Cheshire, me vlerë 4 milionë funte (afërsisht 4,60 milionë euro), u bastis nga një bandë grabitësish gjatë një dite kur të dy ishin larg.Rezidenca e çiftit, e cila ka katër dhoma gjumi, kopshte të rregulluara dhe një suitë argëtimi me pishinë, vaskë me hidromasazh, sauna dhe palestër, u thye nga hajdutët që vodhën bizhuteri, pajisje elektronike dhe rroba. Ruben zbuloi vjedhjen pas kthimit nga ndeshja e Manchester Cityt, ndërsa Maya ishte në Afrikën e Jugut për xhirime të…
Tre persona të arrestuar për laboratorin e drogës, i cili u zbulua brenda një godine katërkatëshe përgjatë aksit rrugor Lezhë–Milot, u njohën me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.Me seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, e cila zgjati rreth 60 minuta, gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e shtetasve Arben Gjergji, 57 vjeç, dhe Arnold Gjergji, 22 vjeç (babë e bir), si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale dhe vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”.Ndërsa për punonjësin e OSHEE-së, Gjon Doda, u vendos masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për veprën penale “Shpërdorim detyre”.Laboratori i…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari