Author: korrektpress

Teatri i Qytetit në Gjilan njofton se pak ditë na ndajnë nga premiera e shfaqjes “KABARE 99”, nën regjinë e Zana Hoxhës, një kabare që sjell në skenë kujtesën kolektive të viteve të para pas luftës.Sipas njoftimit, “KABARE 99” zhvillohet në një qytet që quhet Prishtinë, në një kohë të trazuar, plot shpresa, absurditete, ëndrra dhe zhgënjime. Shfaqja përdor humorin, muzikën dhe dramaturgjinë për të reflektuar mbi një epokë të vështirë, duke krijuar një hapësirë ku e kaluara dialogon me të tashmen.“KABARE 99” është bashkëprodhim mes Teatrit të Gjilanit dhe organizatës Artpolis, dhe premiera ka shkaktuar interesim të jashtëzakonshëm të…

Read More

RB Leipzig ka njoftuar zyrtarisht huazimin e sulmuesi të Brighton, Brajan Gruda. Talenti me prejardhje shqiptare rikthehet në Bundesliga, ku shkëlqeu më herët me Mainzin, dhe do të mbajë fanellën me numrin 10.Ish-lojtari 21-vjeçar i Mainz ka qenë prej kohësh një objektiv i klubit sakson, siç konfirmoi drejtori menaxhues Marcel Schafer.“Kur u shfaq mundësia për ta huazuar Brajan tani, ne ishim menjëherë entuziastë. E kemi pasur në radarin tonë për disa vite dhe do të kishim dashur ta sillnim te Leipzig në vitin 2024. Edhe pas kësaj, kontakti nuk u ndërpre kurrë. Jemi edhe më të lumtur tani, edhe nëse…

Read More

Dokumentet e publikuara së fundmi të lidhura me autorin e ndjerë të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein, përfshijnë referenca për Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.Emri i Macronit në dokumente ka tërhequr vëmendjen pasi zëvendësprokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, njoftoi në fund të javës së kaluar publikimin e mbi 3 milionë faqeve shtesë me dokumente që lidhen me hetimin e dosjes Epstein.Emri i tij shfaqet në dokumente të shumta që datojnë para dhe pas zgjedhjes së tij për herë të parë si president në vitin 2017.Të dhënat sugjerojnë se Epstein pretendoi se Macron kërkoi ndihmën e tij për çështje të…

Read More

Poezi nga: Langston Hughes Përktheu: Maksim RakipajÇ’ndodh me ëndrrën e vonë?Thahet e rreshket vallë Si stafidhe rrushi në diell?Apo malcohet si plagë Dhe pastaj rrjedh?Apo qelbet, si mish i prishur? Apo zë kore ndërkaq Si sheqeri mbi shurup?Mbase si peshë e rëndë vjen dhe na zgërlaq.Apo ndoshta shpërthen?_________Lexo po ashtu nga Langston Hughes: – Nana, djalit – Jeta është e mirë – Zezaku flet për lumenjtë – Ëndrrat

Read More

Mozaiku i Tiranës është nominuar për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës, ArchDaily. Kështu ka bërë të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit në Shqipëri, Blendi Gonxhja.Sipas tij, ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës si një shembull i dialogut mes historisë dhe së tashmes.“Ky monument është një ndërthurje mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore”, ka shkruar ai në Facebook.Mozaiku i Tiranës daton që prej shek. III dhe është zbuluar në vitet ’70 të shekullit të kaluar gjatë punimeve për ndërtimin e një blloku pallatesh.Mozaiku i Tiranës është një hapësirë…

Read More

Kompania Rajonale e Menaxhimit të Mbeturinave “Pastrimi” ka reaguar ndaj rastit të hedhjes së papranueshme të mbeturinave inerte në zona jo të autorizuara, duke theksuar se ky veprim pengon punën e ekipeve dhe nuk respekton rregulloren komunale për menaxhimin e mbeturinave.Nga KRM “Pastrimi” bëhet e ditur se institucionet përkatëse janë kontaktuar dhe pritet që të ndërmerren veprime të shpejta lidhur me këtë rast. Kompania apelon që mbeturinat inerte të mos hidhen afër kontejnerëve dhe të respektohet orari dhe lokacioni i caktuar nga Komuna e Prishtinës.“Kjo mënyrë e hedhjes së mbeturinave është e papranueshme dhe pamundëson punën e ekipeve tona. Ju…

Read More

Ceremonia e 68-të e ndarjes së çmimeve Grammy u mbajt në Los Angeles, ku Kendrick Lamar doli fituesi më i madh për të dytin vit radhazi, duke marrë pesë çmime, përfshirë ato për albumin më të mirë rep dhe duetet e tij me SZA. Megjithatë, çmimi më i madh i natës, Albumi i Vitit, shkoi tek ylli portorikan Bad Bunny për albumin e tij Debí Tirar Más Fotos, duke bërë histori si i pari artist me album të plotë në spanjisht që fiton këtë çmim.Lista e fituesve dhe nominimeve në kategoritë kryesore:Katër të mëdhenjtë Kënga e vitit Fituesja: Billie Eilish…

Read More

Alexander Sorloth është rikthyer në qendër të vëmendjes në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit. Sulmuesi norvegjez i Atletico Madrid mund të jetë protagonist i një prej lëvizjeve të fundit të afatit kalimtar dimëror, pasi Juventusi ka shfaqur interes serioz për shërbimet e tij. Situata mbetet e hapur dhe varet nga disa faktorë, ndërsa drejtuesit e klubit madrilen po e ndjekin me kujdes zhvillimin e ngjarjeve.Interesi i Juventusit është konkret dhe në Torino e shohin Sorloth si profilin ideal për të përforcuar repartin ofensiv. Forca fizike, përvoja në kampionate të mëdha dhe aftësia për të dhënë menjëherë rezultat…

Read More

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji – ZRRE u mblodh sot, ku pas analizimit të aplikacionit dhe procesit të konsultimit publik, miratoi të hyrat maksimale të lejuara për Operatorin e Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO) për zonën e ofertimit të Kosovës për vitet 2026‑2028.ZRRE theksoi se struktura e të hyrave dominohet kryesisht nga kostot operative dhe se “rritja e të hyrave reflekton zhvillimin e tregut dhe rritjen e volumit të shitjes së energjisë dhe jo rritjen tarifore për pjesëmarrësit”, duke sqaruar se tarifa e NEMO‑s propozohet të mbetet e pandryshuar krahasuar me periudhën paraprake. Sipas vendimit, vlera e të…

Read More

Rregullorja për formimin dhe administrimin e Regjistrit/Listës së Operatorëve Ekonomikë (KOS) të CAI-KOSOVË përcakton procedurat, kriteret dhe përgjegjësitë për regjistrimin, përditësimin dhe menaxhimin e operatorëve ekonomikë që synojnë të marrin pjesë në procedurat e prokurimit publik për punë, shërbime dhe furnizime. Kjo rregullore zbatohet në përputhje me Dekretin Legjislativ nr. 36, të datës 31 mars 2023, duke siguruar transparencë, barazi trajtimi dhe përputhshmëri ligjore në procesin e dhënies së kontratave publike.Për më shumë lexoni:

Read More