Author: korrektpress

Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Islame e Bosnjë dhe Hercegovinës kanë organizuar ekspozitën “Kujtesa në fotografi”, e cila paraqet xhamitë e shkatërruara gjatë viteve ’90.Ekspozita shërben si dëshmi e kujtesës historike dhe e pasojave të luftës mbi trashëgiminë kulturore e fetare.Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorë deri më 7 shkurt 2026, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

Read More

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka refuzuar sot kërkesat e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë të pandehurve të dyshuar për “falsifikim të rezultateve të votimit”.Të pandehurit, të cilët përfshijnë R.J., L.H., N.D., A.N., B.F., H.S., Sh.N., Y.S., D.K. dhe S.S., do të vazhdojnë të mbrohen në liri.Bëhet e ditur se gjykata ka vendosur se, në këtë fazë të procedurës, nuk janë përmbushur kushtet ligjore për paraburgim, duke siguruar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të palëve në proces.Rinumërimi ka përfunduar gjatë fundjavës që shkoi dhe KQZ-ja ka shpallur rezultatet…

Read More

Ludo Lee së bashku me Labinot Rexhën komenton lojën e Alba Pollozhanit.Ludo thotë se ka humbur shumë për shkak të disa veprimeve që ka bërë për Lim Hotin.I njëjti thekson se po të ishte më e qetë do të arrinte të shkonte edhe në finale. Foto: Instagram”S’ka hiç ama hiç marre me shku me të gjitha është Alba, s’kam parë ksi lojtare”, u shpreh ai.Tutje tha: “Kjo nëse nuk i kishte bërë ato të vuajtura, budallallëqe me Limin, veç nëse do të rrinte më qetë, valla finaliste kish me qenë. Aty ka humbur shumë”.Limi ndërkaq doli vetëm pak ditë më…

Read More

Mbrojtësi Melos Zenunaj, do ta vazhdojë karrierën në klubin e vendlindjes së tij, Dukagjini I Klinës.Pas gjashtë mujash pa angazim, Zenunaj që luajtur më parë te Flamurtari, Liria, Kukësi dhe Drita, do ta ndihmojë Dukagjinin, drejt objektivave për Evropë. “Kemi kënaqësinë të njoftojmë për marrëveshjen e arritur me Melos Zenunajn. Zenunaj është bashkuar me pjesën tjetër të ekipit, duke shprehur gatishmëri të plotë për sfidat pranverore”.“Mbrojtësi 25-vjeçar rikthehet në familjen tonë, pas disa aventurave në vendin tonë dhe në Shqipëri”.“Rikthimi i një lojtari të rritur në radhët tona sjell energji dhe forcon objektivat që kemi vendosur si klub. Mirë se…

Read More

Zbardhen detaje të reja nga operacioni i Komisariatit të Policisë Nr.3, ku u zbulua një arsenal armësh në zonën e Selitës, në Tiranë.Sipas burimeve policore, armët mbaheshin në një vilë trekatëshe dhe prej aty shiteshin në mënyrë të organizuar. Kur blerësit shkonin për t’i marrë, poseduesit e armëve dilnin jashtë banesës, i vendosnin në një kuti në formë pakoje dhe më pas ia dorëzonin personave që kishin bërë porosinë.Hetimi për këtë grup kriminal ka nisur rreth dy muaj më parë nga Komisariati Nr.3 në kryeqytet, shkruan A2.Me metoda speciale hetimore, policia arriti të dokumentojë veprimtarinë e paligjshme të këtij rrjeti…

Read More

Një nënë nga Gostivari së bashku me djalin e saj, kanë denoncuar në polici fqiun e tyre për sulm fizik. Sipas deklaratës,sulmi ka ndodhur për një vendparkim. Të enjten në ora 19:25, në stacionin policor në Gostivar, B.M. 48-vjeçe dhe djali i saj D.S. (20) nga Gostivari kanë denoncuar se në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, pas një debati të shkurtër për një vendparkim, janë sulmuar fizikisht nga fqinji i tyre I.Q. (66), i cili ka përdorur edhe një objekt të fortë. Rreth orës 19:45, I.Q. është paraqitur vetë në stacionin policor dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin…

Read More

Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, paralajmëroi të hënën se, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përjashtuar forcën ushtarake, Uashingtoni ende kërkon në thelb të kontrollojë ishullin Arktik.Trump intensifikoi thirrjet për kontrollin e SHBA-së mbi Grenlandën në fillim të vitit, duke përmendur shqetësime për sigurinë kombëtare që lidhen me Rusinë dhe Kinën. Disa aleatë evropianë të NATO-s kanë mbrojtur sovranitetin e Danimarkës mbi Grenlandën, dhe kanë thënë se presioni i Trump kërcënon të përçajë aleancën e NATO-s.Presidenti i SHBA-së që atëherë është tërhequr nga kërcënimet me forcë dhe ka thënë se kishte siguruar qasje të plotë të SHBA-së në Grenlandë…

Read More

Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Klodian Mihaj, ka folur rreth lojërave brenda shtëpisë më të madhe në vend.Teksa shprehej me Aurorën, Klodi tha se nëse do donte lojëra çiftesh, ai do të krijonte marrëdhënie me Elijonën.”Me pas dashur të bëj lojë unë isha bërë me Elijonën e di që rrjeti ndezet. Nuk e kam atë qëllim”, u shpreh ai. Foto: InstagramTutje theksoi: “Edhe kur kam pa diçka gabim te ajo unë ia kam thënë, si reagimet e xhelozisë, s’mund të kesh për dikë që nuk është i joti”.Klodi e thekson se këtë marrëdhënie nuk e ka shfrytëzuar për…

Read More

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deklaroi se “të gjithë do të flinin rehat” në rast se në krye të presidencës do të ishte Ramush Haradinaj.Sipas Tahirit, Ramush Haradinaj është “kandidat shumë serioz, e kishëm flejtë të gjithë rehat e kishëm ditë që është në krye të asaj zyre, Ramush Haradinaj”, tha Tahiri në Frontal.Ai shtoi se “Kosova së paku kurrë nuk do të shkonte mrapa e nuk do t’i lëndonte marrëdhëniet me aleatë dhe do ta ruante fuqishëm interesin kombëtar dhe shtetëror”, në rast se Ramush Haradinaj do të ishte president i vendit.Gjithsesi, Tahiri tha se…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se bashkë me Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, si dhe Komisionin e Kryeqytetit për Vlerësimin e Dëmeve, kanë mbajtur një takim koordinues me Komisionin Qendror për Vlerësimin e Dëmeve.Sipas Ramës, takimi është fokusuar në forcimin e koordinimit institucional dhe në zbatimin e procedurave ligjore për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e muajit janar, të cilat kanë prekur ekonomitë familjare, sektorin e bujqësisë, bizneset dhe infrastrukturën.Ai ka riafirmuar përkushtimin e Kryeqytetit për mbështetjen e qytetarëve të prekur, duke theksuar se procesi i vlerësimit të dëmeve do të jetë i drejtë…

Read More