KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

El-Sayed ironizon Vance-in: JD, habibi, të kryesh betimin për mua

El-Sayed ironizon Vance-in: JD, habibi, të kryesh betimin për mua

Abdul El-Sayed është bërë myslimani i parë i zgjedhur në Senatin amerikan, pas një fushate të tensionuar, gjatë së cilës feja e tij u vu vazhdimisht në qendër të sulmeve nga kritikët.

Presidenti Donald Trump ka përdorur shpesh retorikë anti-myslimane kur ka folur për El-Sayed, ndërsa zëvendëspresidenti JD Vance e sulmoi ashpër atë në një tubim të fundit elektoral, duke e quajtur “një vogëlush dinak që duhet ta mbyllë gojën dhe të tregojë pak mirënjohje”, transmeton Telegrafi.

Por, pasi u shpall fitues në Michigan, El-Sayed iu përgjigj me ironi Vance-it, duke iu drejtuar me fjalën arabe “habibi”, që përdoret si shprehje përkëdhelëse.

“JD, habibi… Ka një ironi të këndshme në faktin se Kushtetuta të detyron të më bësh betimin në janar”, deklaroi El-Sayed.

Me këtë deklaratë, ai iu referua rolit të Vance-it në ceremoninë e betimit të senatorëve të rinj, duke ironizuar sulmet që kishte marrë gjatë fushatës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.