Author: korrektpress

Juventusi nuk arriti të sigurojë një qendërsulmues të ri për trajnerin Luciano Spalletti. Edhe në orët e fundit të afatit kalimtar dimërorë, përpjekjet për të marrë Kolo Muani (Tottenham nuk gjeti zëvendësues), Joshua Zirkzee (Manchester United nuk e liroi), Jean-Philippe Mateta (probleme fizike) dhe veçanërisht Mauro Icardi nuk dhanë rezultat.Sipas “Tuttosport”, argjentinasi kishte shfaqur dëshirë të madhe për t’u rikthyer në Serie A dhe për t’u veshur me fanellën bardhezi. Icardi i kishte dërguar Juventusit një mesazh të qartë:“Nëse më merrni, shënoj 10 gola në 6 muaj dhe më konfirmoni edhe sezonin tjetër”, i ka thënë Icardi drejtuesve të Juventusit.…

Read More

Superliga e Rumanisë ka mbyllur xhiron e 24-të me një formacion jave të mbushur me emra në formë dhe nota të larta nga Sofascore. Performancat individuale bënë diferencën, ndërsa disa lojtarë konfirmuan vazhdimësinë në elitën rumune.Vëmendja kryesore shkon te Meriton Korenica, i cili u përfshi në formacion me notën 8.2. Mesfushori kosovar ishte motor i ekipit të tij, dominues në duele, i saktë në pasime dhe vendimtar në tranzicion. Paraqitja e tij konfirmon rritjen e vazhdueshme dhe rolin kyç që po merr në kampionat. Meriton Korenica vazhdon shkëlqimin te Cluji, shënon supergol në Rumani Në repartin sulmues spikatën Andrei Cordea…

Read More

Qindra mijëra konsumatorë dhe biznese në Kosovë, po përgatiten për mundësinë e një rritjeje të ndjeshme të çmimeve të energjisë elektrike për vitin 2026, pasi operatorët kryesorë të sektorit kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesat e tyre te Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).E kur ndodhemi tek kjo temë që prek drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve, dje në media u keqinterpretua mbledhja e parë për këtë vit e Bordit të ZRRE-së, duke u raportuar se kanë deklaruar se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë.Mirëpo kjo nuk ishte e saktë, në mbledhje u diskutua për tarifat e NEMO-s (Operatorit të Emëruar…

Read More

Këshilltari i sigurisë kombëtare i kryeministrit të Sllovakisë ka dhënë dorëheqjen pasi dokumentet e publikuara nga SHBA-të treguan se ai kishte shkëmbyer mesazhe rreth vajzave dhe diplomacisë me Jeffrey Epstein.Kryeministri Robert Fico njoftoi se kishte pranuar largimin e Miroslav Lajçak shtunën, duke e përshkruar këshilltarin si “një burim të jashtëzakonshëm përvoje në diplomaci dhe politikë të jashtme”.Dorëheqja e tij erdhi një ditë pasi Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së publikoi tre milionë dosje që lidhen me financierin me ndikim.Dhe tani ka një deklarim të vetë Lajçak, përcjell Telegrafi, në një intervistë për transmetuesin publik Rádio Slovensko.”Sinqerisht nuk i mbaj mend ato…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në seancën plenare të Kuvendit, duke akuzuar mazhorancën për atë që e cilësoi si “të keqe radikale”, ndërsa mbrojtësit e saj i quajti “të keqe banale”.Në fjalën e tij nga foltorja, Berisha deklaroi se “këta të keqes radikale janë njerëzit më të pashpirt që majmen çdo ditë duke vjedhur të varfrit, qytetarët dhe shqiptarët”, duke shtuar se ata që i mbrojnë “janë e keqja banale”, raporton euronews.al.Deklaratat e Berishës u bënë gjatë debateve të forta mes opozitës dhe mazhorancës për bojkotin e mbledhjeve të Komisionit të Reformës Territoriale.“Të dashur qytetarë dhe qytetare, unë fola…

Read More

Shërbimi Ambulantor i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, i cili funksionon me vetëm një psikiatër, ka realizuar gjatë vitit 2025 gjithsej 1,771 vizita psikiatrike.Të gjitha këto shërbime janë kryer nga Dr. Gëzim Shabani, specialist i Psikiatrisë, duke përfshirë trajtime rregullta ambulatore, intervenime emergjente në situata krize, trajtime të detyruara sipas legjislacionit në fuqi, si dhe konsultat psikiatrike për pacientët e shtruar në repartet e tjera të spitalit.Ky numër i lartë i vizitave pasqyron përkushtimin dhe angazhimin profesional të stafit për të ofruar shërbime cilësore të shëndetit mendor për qytetarët e Mitrovicës dhe rajonit. /Telegrafi/

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar zyrtarisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes, për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të promovuar vizionin e Kosovës për zhvillim dhe inovacion.Presidentja Osmani në këtë Samit është ftuar nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Në Samit do të marrin pjesë edhe shumë liderë nga mbarë bota, me të cilët presidentja do të ketë takime bilaterale për të diskutuar mundësi bashkëpunimi dhe projekte të përbashkëta strategjike.Gjatë vizitës, presidentja Osmani do të marrë pjesë në sesione…

Read More

Seanca e sotme plenare në Shqipëri është përshirë nga debate dhe tone të larta zëri.Pasi Berisha iu drejtua mazhornacës duke i quajtur “E keqja banale”, kreu i grupit parlamentar i PS, Tualant Balla reagoi ashpër duke i thënë ‘Laj gojën mirë kur të flasësh për PS’, raporton tch.Sakaq iu drejtua deputetes së PD-së, Jozefina Topalli duke i thënë “Mos bëj sikur të shemb shpirti për të. E mban mend kur bashkëpunuam kundër Berishës në 2021?”“Kur t’i drejtohesh krahut këtej duhet ta lash mirë gojën, dhe ngrije kokën (Berishës). Laje mirë gojën sepse edhe për këto që thua, zotrote… je i…

Read More

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se është hapur thirrja për operatorët ekonomikë të transportit publik për operim në linjat që vlerësohen si ekonomikisht joprofitabile.Sipas tij, kjo masë synon subvencionimin e transportit publik për qytetarët, me fokus të veçantë në komunat e veriut të Kosovës.“Një zotim i dhënë gjatë fushatës po bëhet realitet. Kemi hapur thirrjen për operatorët ekonomikë të transportit për operim në linjat që janë ekonomikisht jo profitabile”, ka deklaruar Durmishi.Ai ka theksuar se përmes kësaj mase Qeveria do të mbështesë drejtpërdrejt transportin publik, duke garantuar qasje më të mirë në…

Read More

“Qëndrimi i Qeverisë që Marrëveshja e përgjithshme kolektive duhet të pësojë ndryshime ishte i saktë sepse Qeveria duhet të jetë përgjegjëse ndaj të gjithë qytetarëve dhe nuk mund të lejojë ulje të pagave, veçanërisht tek ata me të ardhurat më të ulëta në administratë”.Kjo u theksua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska e ftuar në emisionin “360 Shkallë”, ku ritheksoi se për pagën minimale duhet të dakordohen të punësuarit dhe punëdhënësit, sepse pagat e të punësuarve në sektorin privat sigurohen nga sektori privat, ndërsa Qeveria është përgjegjëse për sigurimin e pagave të administratës.“Si Qeveri, duhet të jemi përgjegjës ndaj të…

Read More