- Republikani Joe Wilson: Serbia nën Vuçiqin po kërcënon stabilitetin e rajonit
- Romario, nga adoleshenti arrogant te heroi i Brazilit: Historia e një prej sulmuesve më të mëdhenj
- Nëse Islanda i bashkohet BE-së, ku e lë kjo Norvegjinë?
- Zvicra synon të ndërtojë një batalion ushtarak dronësh deri në vitin 2028, thotë ministria e mbrojtjes
- Harry dhe Meghan drejt Britanisë me avion privat, shuma marramendëse që paguan për fluturimin luksoz
- Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria
- Katër vende të BE-së kërkojnë mënyra të reja për të përdorur asetet e ngrira ruse për Ukrainën
- PDK letër të re Deharit, kërkojnë ta thërras seancën të premten në orën 11:00
Author: korrektpress
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas aksidentit të rëndë të trafikut në fshatin Smrekonicë, ku humbën jetën dy të rinj nga Komuna e Mitrovicës.Peci u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, Qëndrim Xhemajli dhe Rinor Zejnullahu.“Ditë e rëndë për Mitrovicën!”, ka shkruar Peci në një postim në Facebook.“Jam thellësisht i prekur me rastin tragjik të aksidentit të sotëm që i mori jetën dy të rinjve të Komunës së Mitrovicës në moshë shumë të re”, ka deklaruar ai.Peci u ka shprehur ngushëllime familjeve Xhemajli dhe Zejnullahu, duke thënë se humbja e tyre prek jo vetëm familjarët, por gjithë qytetin.…
Në një artikull shumë interesant gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ) shkruan se si presidenti amerikan Donald Trump nuk po tregon ndonjë interesim për diplomatët amerikanë të karrierës dhe si pasojë SHBA-të nuk kanë ambasadorë në 97 vende të botës!Kështu ka shkruar Enver Robelli në rrjetin e tij social në Facebook.Ai po ashtu shkruar se “NZZ” shkruan: ‘Në të vërtetë, në mbarë botën janë 196 poste për ambasadorë amerikanë, të cilët përfaqësojnë vendin e tyre në nivelin më të lartë diplomatik pranë një shteti tjetër ose një organizate ndërkombëtare. Por edhe më shumë se një vit e gjysmë pas fillimit…
Zyrtarë doganorë të Zyrës Doganore Kufitare ‘Karasoviqi’ kanë njoftuar se kanë parandaluar një rast të futjes së paligjshme në Kroaci të 43 orëve të dorës nga një shtetas i Kosovës.Në njoftim bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 7 gusht 2026, ndërkaq lajmi është bërë publik nga Dogana kroate javën e kaluar. “Gjatë zbatimit të masave të shtuara të kontrollit doganor në trafikun e udhëtarëve, në hyrje të territorit doganor të Bashkimit Evropian u kontrollua një automjet me targa kroate, të cilin e drejtonte një shtetas i Republikës së Kosovës me qëndrim në Republikën e Kroacisë.Gjatë kontrollit të automjetit,…
UBT tashmë është bërë pjesë e rrjetit evropian të institucioneve të njohura nga AESOP – Association of European Schools of Planning, organizata evropiane që promovon cilësinë në edukimin dhe kërkimin në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban.Kjo arritje është pjesë e një rrugëtimi 20-vjeçar të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, i cili gjatë këtyre viteve është zhvilluar në shkollën më të madhe të arkitekturës në vend, duke krijuar mundësi për gjenerata të reja të arkitektëve dhe profesionistëve të planifikimit hapësinor.Në këtë kuadër, programi Master në Planifikim Urban dhe Zhvillim të Qëndrueshëm është vlerësuar me Quality Recognition nga…
MPB Maqedoni njofton se Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër T.D. (55) dhe Z.D. (54) nga Turqia, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “zhvatje”.”Të kallëzuarit, në vazhdimësi, nga viti 2019 deri në vitin 2026, me kërcënime kanë detyruar një 66-vjeçar nga Gostivari dhe djalin e tij 41-vjeçar t’u dorëzojnë ar të përpunuar me peshë totale prej 43 kilogramësh e 800 gramësh, me ç’rast në mënyrë të paligjshme, të kundërligjshme dhe me vetëdashje, ia kanë llogaritur vlerën e arit si lëndë e parë e shkrirë, por jo si produkte…
Nga një mur i pikturuar në Prishtinë në vitin 2017, arti urban është shndërruar gradualisht në një pjesë të rëndësishme të peizazhit të kryeqytetit. Pas kësaj historie qëndron edhe “Meeting of Styles Kosovo”, festivali që këtë vit shënon dhjetëvjetorin e edicionit të parë.Edicioni i dhjetë “Meeting of Styles Kosovo” do të mbahet nga 28 deri më 30 gusht, ndërsa për rrugëtimin e festivalit, ndikimin që ka pasur në hapësirat publike dhe planet për dekadën e ardhshme, ka folur për Telegrafin organizatori i “Meeting of Styles Kosovo”, Agon Xhelili.Sipas Xhelilit, organizata Q’ ARTË kishte nisur aktivitetet që në vitin 2014, me…
Callum Turner ka folur hapur për dëshirën e tij për t’u bërë baba dhe për të krijuar një familje me bashkëshorten e tij, këngëtaren Dua Lipa.Në një intervistë ekskluzive për Esquire UK, aktori 36-vjeçar tregoi se çfarë dëshiron të sjellë kapitulli i ardhshëm i jetës së tij. Kur u pyet se çfarë pret nga e ardhmja, ai fillimisht u përgjigj se dëshiron të vazhdojë me punën që po bën aktualisht, por më pas shtoi një fjalë të rëndësishme: “Familje”. View this post on Instagram A post shared by DUA LIPA (@dualipa)I pyetur nëse krijimi i një familjeje është një prioritet…
Një grua kosovare dyshohet se është sulmuar me shkop nga bashkëbanuesja e saj në një shtëpi të pleqve në fshatin Leshak të Leposaviqit.Rasti është raportuar në polici si “Lëndim i lehtë trupor”.Me vendim të prokurorit, rasti do të vazhdojë të hetohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
25 vatra zjarri janë raportuar në vend gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 4 prej tyre vijojnë të jenë aktive.Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 350 forca operacionale, 26 automjete zjarrfikëse, si dhe Forcat e Armatosura me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.Vatrat aktive janë në Dajt dhe Priskë në Tiranë, Lufaj në Mirditë dhe Tërbun në Pukë, ndërsa autoritetet raportojnë se aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të funditMinistria e Mbrojtjes informon se gjatë…
Një person është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.Sipas Policisë, i dyshuari është mashkull kosovar me shtetësi të Austrisë. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor pas incidentit.Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti do të hetohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari