Author: korrektpress

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov tha se forcimi i efikasitetit dhe pavarësisë së gjyqësorit është një nga prioritetet më të larta shtetërore dhe një parakusht për rikthimin e besimit të qytetarëve në institucione.“Ky është një moment kritik dhe vendimtar për sistemin e drejtësisë. Ne duhet ta perceptojmë situatën qartë dhe me objektivitet, sepse vetëm përmes një vlerësimi të saktë mund të arrijmë zgjidhje të qëndrueshme”, tha Filkov.Euroambasadori Mihalis Rokas, kujtoi se në raportin e Komisionit Evropian, gjyqësori mori vlerësim “pa përparim” dhe se niveli i pajtueshmërisë me BE-në është “i moderuar”.“Në vend kanë ndodhur një seri prolongimesh në implementimin e…

Read More

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, ka qenë protagonist në fitoren e Trabzonsporit ndaj Fethiyesporit, duke kontribuar me një gol dhe një asistim në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma për Kupën e Turqisë.Ndeshja, e vlefshme për xhiron e tretë të Grupit A, u mbyll me rezultatin 3-0 në favor të Trabzonsporit, që tregoi dominim të plotë në fushë. Muçi hapi serinë e golave duke shënuar në minutën e 69-të, kur realizoi golin e epërsisë 1-0, duke i dhënë skuadrës një avantazh të rëndësishëm në pjesën e dytë.Ernest Muçi’nin attığı golle Fethiyespor karşısında 1-0 öne geçiyoruz. #TSvFSpic.twitter.com/Y1Z8cRjYHo— Trabzonspor (@Trabzonspor)…

Read More

Sipas gazetarit argjentinas Gaston Edul, kapiteni i Tottenham, Cristian Romero, do të largohet nga klubi në verën e këtij viti.27-vjeçari ka shprehur shpesh dhe publikisht pakënaqësinë e tij ndaj drejtuesve të klubit dhe duket i vendosur të largohet nga Londra Veriore.Klubet nga La Liga, Barcelona dhe Real Madridi dhe disa liga të tjera kanë shfaqur interes për kampionin e botës. Romero u bashkua me Tottenham si huazim nga Atalanta në verën e vitit 2021, ndërsa 12 muaj më vonë klubi e bleu përfundimisht. Që atëherë, ai ka luajtur 151 ndeshje për Tottenham, duke shënuar 13 gola, përfshirë gjashtë këtë sezon…

Read More

Kur koha kalon, kuptojmë se momentet më të vlefshme ishin ato që nuk i jetuam sa duhet me njerëzit tanëMiradije StatovciPsikologe KlinikePoliklinika “Galaxy”, PrishtinëNë një kohë kur gjithçka po ecën me shpejtësi marramendëse, njerëzit po vrapojnë pas obligimeve, karrierës, teknologjisë dhe problemeve të përditshme… ndërsa, pa e kuptuar, po largohen nga gjëja më e shenjtë – familja.Sot jetojmë më afër fizikisht, por më larg emocionalisht. Në të njëjtën shtëpi, shpesh secili është i mbyllur në botën e vet: pas një telefoni, një ekrani apo një lodhjeje që nuk na lejon të ndalemi për të dëgjuar njëri-tjetrin. Bisedat e gjata janë…

Read More

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSPK) ka nisur procedura për verifikimin e konfliktit të interesit dhe fshehjes së pasurisë ndaj anëtares së tij, Cveta Ristovska. Hetimi është i përqendruar në financimin e fushatave zgjedhore, pasi kompania “Bust DOOEL”, në pronësi të njërit prej djemve të Ristovskës, ka përfituar nga 35.000 euro nga fushatat e Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovska-Davkovës gjatë vitit 2024.Rasti konsiderohet problematik për shkak se pikërisht Komisioni Antikorrupsion është institucioni kompetent për mbikëqyrjen dhe kontrollin e financimit të këtyre fushatave zgjedhore.Ristovska dyshohet se në formularin e deklarimit të pasurisë ka ometuar të deklarojë se dy djemtë e…

Read More

Gjashtëqind mijë tonë. Kaq qymyr nxjerr përafërsisht Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) në muaj.Por, kjo sasi e nxjerrë e e përpunuar dhe transformuar në energji elektrike, nuk ka mjaftuar në dimrat e fundit për t’i mbuluar nevojat e konsumatorëve në Kosovë.Kjo, pasi që pothuajse gjithë barrën për furnizim me energji elektrike e mbajnë mbi supe dy termocentralet e vjetruara, Kosova A dhe Kosova B.Burimi i energjisë elektrike në KosovëSipas statistikave të fundit, nga nëntori i vitit të kaluar, vetëm rreth 11 për qind e energjisë elektrike të prodhuar në Kosovë vjen nga burime të ripërtëritshme, si uji, era e dielli.Një…

Read More

KF Prishtina e Re ka njoftuar zyrtarisht afrimin e sulmuesit 26-vjeçar Ibrahim Kargbo Jr., i cili vjen nga Belgjika për t’u bashkuar me repartin ofensiv të klubit. Ky është një përforcim i rëndësishëm për skuadrën, e cila synon të forcojë linjën e sulmit dhe të konkurrojë fuqishëm në sezonin e ri.Kargbo Jr. ka një karrierë të pasur me përvojë në kampionate të ndryshme evropiane, duke luajtur për klube si Dynamo Kyiv në Ukrainë, NK Celje në Slloveni, NK Solin në Kroaci dhe më së fundi për BATE Borisov në Bjellorusi. Përveç karrierës klubore, ai ka qenë pjesë e përfaqësueseve të…

Read More

Parlamenti i Norvegjisë ka vendosur të martën me shumicë të madhe që të mbajë monarkinë, duke refuzuar idenë për t’u kthyer në republikë. Nga 169 deputetë, 141 votuan pro mbajtjes së monarkisë, ndërsa 26 votuan për ndryshimin e sistemit të shtetit.Mbështetësit e monarkisë argumentojnë se ajo sjell stabilitet dhe përfaqëson unitetin e vendit, ndërsa kundërshtarët theksojnë se privilegjet e familjes mbretërore nuk janë të përshtatshme për një shoqëri demokratike.Ky vendim vjen ndërkohë që popullariteti i familjes mbretërore ka rënë, raporton reuters. Sipas një sondazhi të fundit, 61 për qind e norvegjezëve mbështesin monarkinë, një shifër më e ulët se vitin…

Read More

Organizata spanjolle për sigurinë në trafik, Fesival, publikoi të dhëna mbi ndikimin e gomave në sigurinë rrugore. Një pjesë e konsiderueshme e aksidenteve që lidhen me goma mund të parandalohet me zgjedhje të mirë dhe mirëmbajtje bazike: mbajtjen e presionit të duhur, thellësinë e mjaftueshme të gërvishtjes së gomës dhe kontrollin e dëmtimeve (nëse ka, gomat duhet të zëvendësohen).Goma është baza e sigurisë, pasi sistemet si ABS dhe ESC kanë nevojë për ngjitje të mirë; me presion të ulët, goma të konsumuar ose përzierje të papërshtatshme, efektiviteti i këtyre sistemeve është i kufizuar. Vendosja e zakonit për kontrollin e gomave…

Read More

Që nga viti 2022 e deri në fund të vitit 2025, në Kosovë kanë lindur gjithsej 105,671 fëmijë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK).Sipas statistikave më të fundit, gjatë vitit 2025 kanë lindur 27,418 fëmijë, prej të cilëve 14,135 janë meshkuj dhe 13,284 femra. Ky numër tregon një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2024, kur numri i lindjeve ishte 26,549, prej të cilëve 13,772 meshkuj dhe 12,779 femra.Viti 2023 shënoi numrin më të vogël të lindjeve në periudhën e fundit, me 25,586 fëmijë, prej të cilëve 13,229 meshkuj dhe 12,357 femra. Ndërkohë, viti…

Read More