KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mourinho i kërkon pikët për të shmangur “play-off”-in: Duhet të jemi seriozë dhe të fitojmë

Mourinho i kërkon pikët për të shmangur “play-off”-in: Duhet të jemi seriozë dhe të fitojmë

Jose Mourinho ka kërkuar përqendrim maksimal nga futbollistët e Real Madridit, duke theksuar se skuadra duhet të vazhdojë të grumbullojë pikë në Ligën e Kampionëve për ta siguruar kualifikimin direkt në fazën e 1/8 së finales dhe për të shmangur “play-off”-in.

Në prag të përballjes me AEK Athinën, trajneri portugez ka theksuar se Reali është ende larg objektivit dhe se nuk ka hapësirë për nënvlerësim të kundërshtarit.

“Jemi afër kualifikimit në ‘play-off’, por larg kualifikimit direkt në fazën e 1/8 së finales. Na duhen pikë. Duhet të zhvillojmë një ndeshje serioze kundër një skuadre që është e fortë, sidomos në stadiumin e saj”, deklaroi Mourinho.

Ai rikujtoi edhe vështirësitë historike të Real Madridit në Greqi, ku nga tetë ndeshje evropiane kishte arritur vetëm një fitore.

“Duhet të luajmë në maksimum, të jemi seriozë dhe ta ruajmë nivelin tonë të lojës. Nëse nuk jemi në nivelin më të lartë, nuk do të fitojmë”, shtoi trajneri portugez.

Mourinho gjithashtu theksoi se nuk dëshiron të flasë për objektiva të mëdha pa e siguruar fillimisht kualifikimin, duke insistuar se për momentin rëndësi kanë vetëm pikët. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.