Author: korrektpress

Edhe pse Kosova ndodhet rreth 1.800 kilometra larg Gazës, konflikti i armatosur atje shkaktoi jehonë të fortë në debatet publike dhe rrjetet sociale vendase – nga sharjet dhe ofendimet, deri te kërcënimet me jetë. Ngjarjet e 7 tetorit 2023, kur militantë të Hamasit – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – kaluan kufirin me Izraelin, vranë mbi 1.200 njerëz dhe rrëmbyen qindra të tjerë, shkaktuan një krizë humanitare në enklavën e kontrolluar nga Hamasi, që vazhdon të tronditë botën. Mbi dy vjet më vonë, pas ndërmjetësimit të presidentit amerikan, Donald Trump, Izraeli dhe Hamasi bënë një…

Read More

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë e dorëzoi në Kuvend iniciativën me të cilën pagat e funksionarëve duhet të ulen për 80%. Sipas propozimit të LSM-së, funksionarët në vend do të kishin pagë deri rreth 1.000 euro, në vend të 2.000 deri 3.000 eurove sa janë tani. “Iniciativa është në drejtim që edhe ata, ashtu si punëtorët, ashtu siç i bindin punëtorët se jetohet mirë me pagë minimale, të ndryshohet neni 11 i të njëjtit ligj dhe në vend që si deri tani baza për përllogaritjen e pagës së funksionarëve të jetë paga mesatare, të jetë paga minimale. Për më tepër…

Read More

Real Madridi ka nisur lëvizjet për përforcimin e mesfushës dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të Vitinha-s ose Fabian Ruiz nga Paris Saint-Germain. Lajmi bëhet i ditur nga ESPN, mediumi i cili raporton se drejtuesit e klubit madrilen kanë zhvilluar diskutime të brendshme për njërin prej dy mesfushorëve.Sipas ESPN, Vitinha shihet si opsioni ideal për “Los Blancos”, megjithatë në Madrid janë të vetëdijshëm për vështirësinë e madhe që paraqet negocimi me PSG-në. “Vitinha do të ishte transferimi i ëndrrave, por Real Madridi e di saktësisht sa e vështirë është të largosh një lojtar nga PSG”, raporton ESPN.Klubi madrilen beson se…

Read More

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë ku është vendosur se zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb më 10 tetor 2025, e dokumentuar në procesverbalin e seancës, nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.Kërkesa ishte dorëzuar nga 10 deputetë të Kuvendit, përfshirë Igor Simiq, të cilët kontestuan kushtetutshmërinë e procesverbalit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës me pretendimin se ai është në kundërshtim me dispozitat relevante kushtetuese dhe rregulloren e punës së Kuvendit.Në vendimin e saj, Gjykata thekson se ky proces ka shkelur parimet e barazisë dhe procedurës së rregullt…

Read More

Shumë prindër i lejojnë fëmijët e tyre të përdorin telefona celularë, por përdorimi i tepërt mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e fëmijës, përfshirë edhe në të folur.Ndërsa shumë prindër besojnë se ngjyrat e ndezura dhe imazhet lëvizëse në ekrane tërheqin vëmendjen e fëmijëve, ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk është një mënyrë e mirë për të mësuar. Ata gjithashtu vërejnë se shumë fëmijë që përdorin shpesh telefonat e tyre nuk kanë aftësi themelore, të tilla si aftësia për të folur, për të kuptuar fjalët dhe për të përdorur librat në mënyrë korrekte.Përveç kësaj, përdorimi i shpeshtë i telefonave celularë lidhet…

Read More

Rita Ora ka reaguar publikisht pasi një këngë e dedikuar bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi, ka rrjedhur në internet. Këngëtarja 35-vjeçare kishte lënë të kuptohej muajin e kaluar se albumi i saj i katërt do të publikohet këtë vit, teksa ndau një shënim të shkruar me dorë ku lexohej “album 4”, shoqëruar me mbishkrimin: “2026 do të jetë një vit i mirë”.Kënga në fjalë, e titulluar “Tokyo Karaoke”, u publikua pa paralajmërim në internet dhe përmban vargje të frymëzuara nga udhëtimi i Ritës në Japoni, aty ku ajo ra në dashuri me regjisori 50-vjeçar, shkruan DailyMail. Sipas “The Sun”,…

Read More

Nga: Victoria Richards / The Independent Përkthimi: Telegrafi.comKëtë fundjavë kalova ca kohë me një grup adoleshentësh britanikë, 13 dhe 14 vjeç – dhe kjo është ajo që vura re në zhargonin e tyre të ditës: sa herë që dikush prej tyre bënte shaka jo të hijshme, të gjithë të tjerët bërtisnin: “Epstein”!“Mos më epstino”, tha njëri nga djemtë, kur shoku i tij u përpoq t’i fuste një çokollatë në pantallona.“Largohu, Epstein!” – u kundërpërgjigj me sarkazëm njëra nga vajzat, kur të tjerët u përpoqën të formonin një grumbull trupash mbi divan.Epsteini si sinonim për abuzim, për mungesë pëlqimi, për sjellje…

Read More

Ekspertët theksojnë se kur vlerësojmë se sa i mirë është gjumi ynë, nuk ka rëndësi vetëm sa orë flemë, por edhe sa vazhdimisht flemë në të njëjtën kohë çdo natë – duke përfshirë edhe fundjavat.Kjo do të thotë që ora kur shkojmë në shtrat dhe ora kur zgjohemi duhet të jenë sa më të ngjashme të jetë e mundur çdo ditë – një ndryshim prej rreth gjysmë ore konsiderohet ende një model i rregullt gjumi. Shkencëtarët kanë vënë re se shumë të rritur nuk kanë një rutinë të tillë dhe kjo mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre.Edhe…

Read More

Ministri serb i Kulturës, Nikola Selakoviq, dhe tre zyrtarë të tjerë janë përballur me gjykatën nën akuza për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, me qëllim hapjen e rrugës për një projekt ndërtimi që duhej të financohej nga kompania e Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump. Projekti parashikonte ndërtimin e një kompleksi luksoz në vendin e ish-Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë në qendër të Beogradit, por Kushner më pas u tërhoq nga investimi, raporton nova.rs.Plani ishte mbështetur nga presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili e paraqiti atë si një hap për forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në, por ai u kundërshtua…

Read More

Girona ka konfirmuar zyrtarisht se portieri Marc-Andre ter Stegen do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale këtë të premte, pas dëmtimit në kofshën e pasme të këmbës së majtë. Klubi njoftoi se shkalla e saktë e dëmtimit dhe periudha e rikuperimit do të përcaktohen vetëm pas procedurës, duke i dhënë fund pasigurisë së ditëve të fundit rreth gjendjes së tij fizike.Vendimi për operacion u mor pas ekzaminimeve shtesë të kryera gjatë kësaj jave, të cilat treguan se dëmtimi është më serioz sesa ishte vlerësuar fillimisht pas ndeshjes ndaj Oviedos. Ter Stegen kishte luajtur vetëm dy ndeshje zyrtare me fanellën e Gironës…

Read More