- Republikani Joe Wilson: Serbia nën Vuçiqin po kërcënon stabilitetin e rajonit
- Romario, nga adoleshenti arrogant te heroi i Brazilit: Historia e një prej sulmuesve më të mëdhenj
- Nëse Islanda i bashkohet BE-së, ku e lë kjo Norvegjinë?
- Zvicra synon të ndërtojë një batalion ushtarak dronësh deri në vitin 2028, thotë ministria e mbrojtjes
- Harry dhe Meghan drejt Britanisë me avion privat, shuma marramendëse që paguan për fluturimin luksoz
- Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria
- Katër vende të BE-së kërkojnë mënyra të reja për të përdorur asetet e ngrira ruse për Ukrainën
- PDK letër të re Deharit, kërkojnë ta thërras seancën të premten në orën 11:00
Author: korrektpress
Milot Rashica mund t’i japë fund aventurës te Besiktasi, pavarësisht se kontrata e tij me klubin turk është ende aktive.Sipas raportimeve të mediave turke, përfshirë Milliyet, e ardhmja e reprezentuesit të Kosovës te gjiganti nga Stambolli mund të varet nga një lëvizje e radhës në afatin kalimtar.Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti që luan në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, klubi do të kishte tre lojtarë të huaj për të njëjtin pozicion. Në këtë situatë, Rashica mund të jetë ai që do të largohej. Sipas Milliyet, drejtuesit e Besiktasit janë të kënaqur…
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se është inauguruar hapësira e re për varrezat e qytetit të Prizrenit dhe të lagjes “Arbana”, në Landovicë.Sipas Komunës së Prizrenit, investimi është realizuar për shkak të mungesës së hapësirave në varrezat ekzistuese të qytetit dhe në ato të lagjes “Arbana”. Prizreni zhvendos varrimet e reja në Varrezat e Landovicës, shkak mungesa e hapësirave Nga Komuna kanë bërë të ditur se hapësira e re synon të krijojë kushte më të përshtatshme për qytetarët dhe të mundësojë një proces më dinjitoz të varrimit, duke adresuar një nevojë të rëndësishme të komunitetit.“Vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi për…
Një vjedhje në Stacionin e Pompave në Pusi i Atit ka shkaktuar probleme në sistemin e furnizimit me ujë në Suharekë dhe në disa fshatra përreth.Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se gjatë natës së kaluar është demoluar dhe vjedhur trafostacioni elektrik që furnizonte me energji dy pompa të ujit.“Zyrtarisht jemi njoftuar nga Hidroregjioni Jugor se gjatë natës së kaluar, në Stacionin e Pompave në Pusi Atit, ka ndodhur një vjedhje, ku është demoluar dhe vjedhur trafostacioni elektrik që furnizonte me energji dy pompa të ujit”, ka njoftuar Muharremaj.Si pasojë e dëmtimit, të dyja pompat…
Shtatori pritet të jetë një nga muajt më të rëndësishëm për proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thotë se e ka pritur për një kohë të gjatë përfundimin e këtij procesi.Përfaqësuesi i OVL-së së UÇK-së, Gazmend Syla në një deklaratë për Telegrafin tha se organizata pret që vendimi të bazohet në prova dhe fakte dhe shprehu shpresën se ai do të jetë…
A mund ta mbrojë Interi titullin e Serie A ? Kush do të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve? Dhe a mund t’i shpëtojnë rënies klubet e ngjitura në kategori? Superkompjuteri i Opta-s u përgjigjet të gjitha pyetjeve kryesore me parashikimet e tyre për sezonin 2026/27 në Serie A.Serie A 2026-27 fillon më 22 gusht, me kampionët në fuqi, Interin, që shpreson të bëjë një paraqitje të shkëlqyer kundër Monzës së sapongjitur në Serie A në San Siro, ndërsa Como e Cesc Fabregas udhëton për në Udinese.Duke përdorur 10,000 simulime të bazuara në të dhëna të drejtuara nga superkompjuteri Opta,…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar për ngërçin politik në vend dhe moskonstituimin e Kuvendit, duke kritikuar mungesën e një marrëveshjeje mes partive politike. Bajrami në një postim në Facebook ka ngritur pyetjen se pse vendi po shtyhet vazhdimisht drejt zgjedhjeve, në një kohë kur, sipas saj, moskonstituimi i Kuvendit nuk e shmang një skenar të tillë.Lexoni të plotë postimin e sajQë tri herë zgjedhje, për të shkuar prapë në zgjedhje. Pse?Nga “s’bën qerrja para kalit”, deri te “nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje politike, sepse nëse e bëjmë vendi shkon në zgjedhje” – janë arsyetimet…
Asamblisti i Nismës Socialdemokrate në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, Kushtrim Veseli, ka reaguar lidhur me iniciativën për ndërtimin e një kishe katolike në fshatin Zagorë, duke thënë se projekti, sipas tij, nuk mund të realizohet pa u respektuar procedurat ligjore dhe dokumentet e planifikimit komunal.Veseli ka thënë se kjo çështje është diskutuar edhe në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, ndërsa ka kundërshtuar, siç është shprehur, gjuhën përçarëse dhe nxitëse të urrejtjes ndërfetare të përdorur nga një person i lidhur me iniciativën, raporton Telegrafi.“Ditëve të fundit është vendosur edhe gurthemeli në parcelën ku pretendohet se do të ndërtohet kjo kishë,…
Një situatë e re duket se ka marrë vëmendje në jetën private të Elijona Binakajt dhe Klodian Mihajt, pasi së fundmi u raportua se çifti po përballet me një krizë në marrëdhënien e tyre.Krahas zërave për një distancim të mundshëm mes tyre, në rrjet kanë qarkulluar edhe aludime se pas kësaj situate mund të fshihet një tradhti. Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim të drejtpërdrejtë nga vetë Elijona apo Klodiani për këto pretendime. Foto: InstagramNë gjithë këtë situatë, vëmendje ka marrë edhe një veprim i Eduard Kuçit, i cili ishte gjithashtu pjesë e Big Brother VIP Kosova 4.…
NjPB Gjevgjeli ka ngritur kallëzim penal ndaj K.K. (52) nga Gjevgjelia, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “shpërdorim detyre”.Në periudhën nga data 07.11.2025 deri me datë 03.03.2026, i kallëzuari, si bashkëpunëtor profesional në një filial banke në Gjevgjeli, në 13 raste ka përvetësuar 4.920.000 denarë dhe 63.350 euro, të cilat i ishin besuar në detyrë”.”Ai pa urdhrin e përdoruesve, ka hyrë në llogaritë pagesore në denarë të të dy përdoruesve, me ç’rast i ka shkaktuar dëm material bankës”, thonë nga MPB.
Jamal Musiala ka shkaktuar shqetësim të madh pasi pësoi kolapsin e dytë në fushë brenda vetëm katër ditësh. Tani, një neurolog i njohur ka dhënë më shumë detaje rreth gjendjes së mundshme që po prek yllin e Bayern Munichut.Musiala shkaktoi shqetësim të madh pasi u rrëzua në fushë për herë të dytë brenda katër ditësh, gjatë fitores së Bayern Munichut në miqësoren ndaj Heidenheimit. 23-vjeçari dukej i hutuar dhe kishte nevojë për trajtim mjekësor para se të largohej nga fusha me ndihmën e stafit, pas një episodi të ngjashëm dhe shqetësues në ndeshjen ndaj Leipzigut.Drejtori sportiv Max Eberl konfirmoi se…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari