- Tërmet te Fenerbahce – shkarkohet trajneri, drejtori sportiv dhe koordinatori i futbollit
- Bekë Berisha për kandidatet e LVV-së për president: Nuk po i njoh vallahi
- Gola: Vota ime shkon për Feride Rushitin, ajo ishte propozim i Kurtit
- Lewandowski bën histori te Barcelona – polaku thyen rekordin e tij
- Çitaku: Ftesa për seancë na erdhi në 20:26, ndërsa seanca duhej të niste në 20:30 – kaq seriozë janë për Presidentin
- Imazhi i Qerkezit, thirrje për realitet historik për familjet që ende presin
- Rina Balaj zbulon datën e publikimit të këngës së re
- Janevska për dhunën mes bashkëmoshatarëve: Nëse nuk ka ndihmë nga prindërit, nuk mund të ketë sukses
Author: korrektpress
Real Madridi vazhdon kërkimet për një mbrojtës në afatin kalimtar të verës dhe është rikthyer te një opsion i mëparshëm, i cili dukej se ishte përjashtuar. “Los Blancos” kanë parë disa objektiva të tyre të bien dakord për transferime te klube të tjera gjatë muajve të fundit.Pozita e mbrojtësit qendror mbetet një nga prioritetet kryesore në “Santiago Bernabeu” për verën e ardhshme, së bashku me përforcimin e mesfushës qendrore. Pavarësisht afrimit të Dean Huijsen, largimet e mundshme të Antonio Rudiger dhe David Alaba në përfundim të kontratave të tyre do ta linin Real Madridin vetëm me Raul Asencio, Huijsen dhe…
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se kanë përfunduar procesin e dërgimit të konfirmimeve për të gjithë personat që do të ndjekin nga afër seancat e deklaratave përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Sipas njoftimit, konfirmimet janë dërguar për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në objektin e DHSK-së gjatë seancave përmbyllëse, të cilat janë planifikuar të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt teksa theksohet se janë bërë përpjekje që të plotësojnë sa më shumë kërkesa për pjesëmarrje në galerinë për publikun, por për shkak të…
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka realizuar një nga rrëfimet më të veçanta dhe më ndryshe deri më tani brenda shtëpisë, duke befasuar publikun dhe bashkëbanorët me një vendim të rëndësishëm personal.Gjatë spektaklit Prime të së premtes, u transmetua një klip ku Alba, në biseda të zhvilluara gjatë javës, rrëfeu se kishte ndërmarrë një hap të madh në jetën e saj, duke zgjedhur një rrugë të re në predikimin e fesë myslimane.Ajo tregoi se ka vendosur të mbulohet dhe se këtë vendim ka zgjedhur ta zbatojë që tani, duke e cilësuar si një zgjedhje të vetëdijshme…
Adam Sandler bëri shaka rreth arsyes pse nuk u nominua për çmimin Oscar këtë vit.Sandler deklaroi se beson që aktorët e nominuar janë më të mirë në të folur dhe shaka sesa ai. Fjalimi i tij u mbajt ndërsa merrte një çmim në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara.”Falënderoj fallxhoren që takova në vitin 1982, e cila më tha se do të fitoja një Oskar për filmin ‘Jay Kelly’. Faleminderit të gjithëve që morën një nominim për Oskar këtë vit. Urime, e meritoni. Mendoj se jeni më të mirë në aktrim sesa unë. Gjithashtu mendoj se jeni më të…
Gjenerali Ded Prenga komentoi zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e administratës amerikane në stabilitetin e Ballkanit.Ai vlerësoi se tani është siguruar stabiliteti pasi sipas tij administrata amerikane ka vendosur kufij të qartë për Beogradin dhe ka shmangur çdo mundësi për hapjen e një konflikti të ri në rajon edhe pse provokimet e vogla mbeten të mundshme.“Unë e shoh që ky realitet e ka detyruar administratën e Trumpit të nxjerrë një deklaratë të tillë, ku është përcaktuar me pika sesi duhet të lëvizë Serbia. Është garantuar që konfliktet dhe hapja e një fronti të ri lufte janë të mbyllura.…
Pas rreth 2 muajve e gjysmë, Gjykata Kushtetuese u shpreh sot, 6 shkurt, pas kërkesës së paraqitur nga qeveria lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila në muajin nëntor 2025 vendosi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, në cilësinë e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.Pas mbledhjes që nisi që prej orës 11:00, është vendosur që të rrëzohet ankimimi i qeverisë, pasi gjyqtarët kanë votuar 4 pro dhe 4 kundër. Kështu, mbetet në fuqi masa e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut.Kushtetuesja vlerësoi njëzëri se edhe ministrat i nënshtrohen ligjit…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përdorur vëmendjen e ripërtërirë ndaj dosjeve Epstein për të sulmuar paraardhësin e tij Ehud Barak, duke deklaruar se Jeffrey Epstein “nuk ka punuar për Izraelin”.E përditshmja The Jerusalem Post raportoi se lidhjet e ish-kryeministrit Barak me Epstein morën vëmendje të gjerë mediatike pasi të dy u takuan disa herë në vitet 2015 dhe 2016, vite pas dënimit të parë penal të Epsteinit.Fotografi të qarkulluara në atë kohë tregonin Barakun duke hyrë në rezidencën e Epsteinit në Manhattan, New York.Në komentin e tij të parë publik mbi dokumentet e Epsteinit, Netanyahu tha se “marrëdhënia e…
Real Madrid ka konfirmuar se Rodrygo do të mungojë për një periudhë kohore pas një dëmtimi në kofshën e këmbës së djathtë.Sulmuesi brazilian nuk stërviti të premten, pasi pësoi dëmtimin të enjten, dhe emri i tij është shtuar në listën e mungesave për udhëtimin drejt Valencias.‘Los Blancos’ kanë lëshuar një komunikatë të premten në mbrëmje, pas raportimeve se Rodrygo ishte në dyshim për ndeshjen në “Mestalla”, duke konfirmuar kështu dëmtimin.Sipas Cadena Cope, dëmtimi do ta mbajë Rodrygon jashtë fushës për rreth 10 ditë.Kjo do të thotë se ai nuk do të luajë ndaj Valencias të dielën në mbrëmje, dhe është…
Një burrë nga Mississippi, i cili humbi unazën gjatë një udhëtimi në plazh në vitin 1982, u ribashkua me të 44 vjet më vonë.Darien Ladner tha se humbi unazën ndërsa merrte pjesë në një festë në plazhin Pass Christian me disa miq.“E kërkova e kërkova, por nuk e gjeta dot”, tha Ladner.Ai tha se madje u kthye në plazh për të kërkuar me një detektor metalesh, por nuk pati fati.Burri mori një mesazh këtë javë nga Sammy Jewell, i cili i tha se e kishte gjetur unazën ndërsa ishte duke kërkuar thesar me detektorin e tij të metaleve në plazh.“Nuk…
Mazda ka ndërtuar mbi pesë milionë crossover-a CX-5 që nga fillimi i prodhimit në vitin 2011 – një moment mbresëlënës. SUV-i u bë shpejt automjeti më i shitur i prodhuesit në nivel global. Vetëm dy modele të tjera të Mazdës e kanë thyer ndonjëherë shifrën e pesë milionëve: Mazda 323 dhe Mazda3. Prodhuesi i veturave zbuloi CX-5 në Panairin e Automobilave në Frankfurt në vitin 2011, duke u bërë crossover-i vendas më i shitur në Japoni në vitin 2012. Mazda do të ndërtonte CX-5-in e saj të njëmiliontë në prill 2015 përpara se të lansonte CX-5 të gjeneratës së dytë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari