Author: korrektpress

Instagram prezantoi veçorinë “Miqtë e Ngushtë” për Instagram Stories në nëntor 2018, dhe shtatorin e kaluar mësuam se WhatsApp po zhvillonte të njëjtën veçori për përdoruesit e tij.Tani kemi mësuar se WhatsApp po punon gjithashtu në një veçori “Lista të Personalizuara” për përditësimet e statusit, duke u dhënë përdoruesve të tij më shumë kontroll mbi privatësinë, transmeton Telegrafi.Ky zbulim vjen nga njerëzit në WABetaInfo, të cilët zbuluan këtë veçori të “Listave të Personalizuara” që është ende në zhvillim e sipër në versionin beta 2.26.5.11 të WhatsApp për Android. Siç sugjeron edhe emri, “Listat e Personalizuara” u lejon përdoruesve të WhatsApp…

Read More

Unazat e divorcit po shndërrohen në një simbol të ri të fuqisë personale dhe fillimit të ri, duke ripërkufizuar bizhuterinë që tashmë nuk shënon martesën, por një vendim të vetëdijshëm për të ecur përparaNë vend të dhuratave nga partneri, bëhet fjalë për bizhuteri që gratë ia dhurojnë vetes, shpesh duke ridizajnuar diamantet e unazave të fejesës në pjesë të guximshme, jokonvencionale, me një mesazh të qartë pavarësie.Trendi shpërtheu pasi Emily Ratajkowski tregoi publikisht “unazat e saj të divorcit”, duke frymëzuar shumë gra që fundin e martesës ta shohin si akt autonomie, e jo si dështim.Bizhuteria ka shërbyer gjithmonë si kronikë…

Read More

Sonte (e diel) po mbahet një dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, ndonëse në një ambient krejtësisht tjetër.Ka qenë Hygerta Sako e para që shkoi drejt eventit ku po mbahet, duke ndarë emocionet përpara dasmës së Klodianit me Elijonën.”Në fakt aq sa i kam parë, Klodi e ka marrë me shumë emocion siklet, ndoshta që nuk di shumë të kërcej. Elijona duket se po e shijon shumë përgatitjet për këtë dasmë”, u shpreh ajo. Foto: YouTubeTjetri që ndau emocionet e kësaj dasme ishte këngëtari Ardit Stafaj.”Ka gjasa që do të ketë lot, gjithçka e pritshme, lot gëzimi.…

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndeti Publik ka bërë të ditur se Komiteti për Inteligjencë Epidemike dhe Komiteti për Sëmundje Ngjitëse, kanë mbajtur takime, ku kanë diskutuar situatën globale rreth përhapjes së virusit ‘Nipah’.Për RTK-në ata bën të ditur se sipas vlerësimit aktual të Komiteteve, rreziku për Kosovën është i ulët, meqë edhe OBSH dhe organizatat e tjera kanë vlerësuar se shpërthimet mbeten sporadike, të lokalizuara dhe me mundësi të kufizuara të përhapjes përtej Indisë, ku janë zbuluar dy raste. Sidoqoftë, sipas tyre, Komitetet kanë rekomanduar që të zgjerohet mbikëqyrja epidemiologjike dhe të rritet gatishmëria e sistemit shëndetësor, mirëpo, në këtë fazë…

Read More

Vitality e ka fituar turneun IEM Krakow, për ta mposhtur Furian në finale me rezultat 3-1 në mape.Skuadra franceze edhe pse e humbi mapin e parë, u këndell për t’i fituar tre radhazi, nën shkëlqimin e yllit të skuadrës, Matheiu “ZywOo” Herbaut.Fillimisht, në mapin e parë “de_mirage” – Furia arriti të bëjë një përmbysje të madhe, nga 9-2 në 11-13, ku më i dalluari ishte braziliani Yuri “yuurih” Santos me 21 eliminime.Sidoqoftë, pas këtij mapi – Vitality e dëshmoi pse është larg skuadra më e fortë në botë. Në “de_inferno” fituan me rezultat 13-10, ku “ZywOo” dominoi me 27 eliminime.Pastaj,…

Read More

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se të martën do të udhëtojë për në Beograd, në cilësinë e avokatit të Mit’hat Lozhanit, shtetas i Kosovës i arrestuar nga policia serbe gjatë kalimit transit nëpër Serbi.Në një postim në Facebook, ai paralajmëroi se aktiviteti i tij profesional në Serbi nuk është pa rrezik.. “Qe sa vite merrem me raste të shtetasve të Kosovës që ndalohen në Serbi. Për këtë arsye, emri im njihet edhe atje, dhe nuk shihet me simpati. Si rrjedhojë, aktiviteti i im profesional në Serbi nuk është pa rrezik”. Arrestimet dhe keqtrajtimet në kufi të qytetarëve të Kosovës, Serbia…

Read More

Skerdi ka ndarë me ndjekësit e tij një nga momentet më të dhimbshme të jetës, duke bërë publik lajmin e ndarjes nga jeta të babait.Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e figurës më të rëndësishme për të.Në mesazhin e tij prekës, Skerdi flet për lidhjen e fortë me të atin, për sakrificat dhe vlerat që ai i ka përcjellë ndër vite si dhe për luftën e gjatë që ka bërë për ta mbajtur pranë sa më gjatë. View this post on Instagram A post shared by S K E R D I…

Read More

Sulmuesi Erling Haaland ka shprehur simpati për Dominik Szoboszlai pasi mesfushori i Liverpoolit u përjashtua me karton të kuq në fundin kaotik të përballjes me Manchester Cityn në “Anfield”.Mysafirët fituan 2-1, duke i dhënë një goditje tjetër shpresave të “Reds” për top katërshe dhe duke forcuar gjasat e tyre për t’iu afruar Arsenalit në krye të tabelës së Ligës Premier.Sidoqoftë një rast i çuditshëm ndodhi në fund, kur e tërë skuadra e Liverpoolit po sulmonte me të gjithë lojtarët, përfshirë portierin Alisson.Me Alissonin që ishte hedhur përpara për të ndihmuar ekipin të gjente golin e barazimit, Rayan Cherki goditi drejt…

Read More

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete, të dielën në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, rreth orës 15:00.Lajmin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zyrtare për Informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë..Ajo ka thënë se dy persona kanë marrë trajtim mjekësor.“Sot rreth orës 15:00 , në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë trajtim mjekësorë. Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor është përgjigjur në rast dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore”, ka thënë ajo.

Read More

Shumica e njerëzve në Gjermani janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje më të madhe për Ukrainën, ndërsa ajo kërkon të mbrohet nga pushtimi në shkallë të plotë rus, sipas një sondazhi.Rreth 52% e të anketuarve thanë se Perëndimi duhet t’i ofrojë më shumë ndihmë Ukrainës nëse Rusia nuk është e përgatitur të bjerë dakord për një armëpushim dhe negociata paqeje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Ndërkohë, 28% e të anketuarve në sondazhin e INSA thanë se kjo duhet të përfshijë si ndihmë ushtarake ashtu edhe ndihmë financiare.Sipas sondazhit të INSA, të porositur nga gazeta Bild dhe të botuar në fundjavë,…

Read More