KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Babai i Meghan Markle del para gjykatës, pas akuzave për materiale abuzimi me fëmijë

Babai i Meghan Markle del para gjykatës, pas akuzave për materiale abuzimi me fëmijë

Thomas Markle, babai i Meghan-it, dukeshës së Sussex-it, ka dalë para gjykatës pasi është akuzuar për posedim të materialeve që përmbajnë abuzim seksual të fëmijëve.

Markle u arrestua në Florida mëngjesin e sotëm, pasi FBI-ja kontrolloi dy ambiente magazinimi në zonën e Los Anxhelosit, të cilat ai i kishte marrë me qira për gati 20 vjet, shkruan BBC.

Më herët, Markle i ka mohuar akuzat për posedim të imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve, duke i quajtur ato “gënjeshtra të sëmura”.

Meghan nuk ka pasur kontakt me babanë e saj që nga viti 2018.

Në një deklaratë të bërë muajin e kaluar, bashkëshortja e Princit Harry u shpreh: “Jam thellësisht e tronditur… mendimet e mia janë me çdo fëmijë që mund të jetë dëmtuar”.

Ajo shtoi se shpreson që të kuptohet arsyeja pse i ka ndërprerë në masë të madhe kontaktet me babanë e saj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.