Author: korrektpress

Real Madridi ka shtuar Cristian Romeron e Tottenham Hotspur në listën e objektivave për verën e vitit 2026, sipas raportimit të El Chiringuito TV. Los Blancos po planifikojnë të investojnë fuqishëm në një qendërmbrojtës të nivelit të lartë, duke pasur parasysh se kontratat e Antonio Rudiger dhe David Alaba skadojnë në fund të sezonit.Romero ishte i lidhur me një kalim te Atletico Madrid verën e kaluar, por transferimi nuk u realizua. Mbrojtësi argjentinas duket i hapur për një aventurë të re dhe “Santiago Bernabeu” paraqitet si një destinacion tejet joshës për të.Fituesi i Kupës së Botës 2022 me Argjentinën ka…

Read More

Haxhi Shala është liruar nga Gjykata Speciale e Hagës, pas përfundimit të dënimit që kishte marrë lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë.Lajmi për lirimin e tij është konfirmuar nga djali i tij, Flakron Shala, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Ai ka ndarë një mesazh të shkurtër emocional, duke shkruar: “Mirë se erdhe në atdhe, babë”.Haxhi Shala ishte dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për vepra që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, ndërsa lirimi i tij vjen pas vuajtjes së dënimit të shqiptuar nga kjo gjykatë. /Telegrafi/

Read More

Autoritetet e Koresë së Jugut bastisën agjencinë e inteligjencës së vendit të martën, si pjesë e një hetimi mbi një ndërhyrje të dyshuar me dron në Korenë e Veriut, një episod që mund të minojë përpjekjet e Seulit për të përmirësuar lidhjet me Phenianin.Koreja e Veriut ka thënë se ka rrëzuar një dron mbikëqyrës pranë qendrës industriale të Kaesong në janar, duke akuzuar fqinjin e saj se po përpiqet të mbledhë informacione mbi “objektiva të rëndësishëm”.Seuli mohoi çdo përfshirje zyrtare, me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae-myung që tha se një akt i tillë do të ishte i barabartë…

Read More

Grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicioni sot e riparaqitën Projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Pagën Minimale, pasi më parë ishte kthyer nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, për shkak të, siç theksoi ai, mangësive teknike.Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe deklaroi në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend se presin që ligji të vihet në rend të ditës gjatë këtij muaji.Ai tha se në periudhën e ardhshme do të shihet nëse procedura e kthimit është bërë me qëllim që, siç thotë ai, të shtyhet shqyrtimi i saj.Filipce njoftoi se LSDM mbështet plotësisht kërkesat e LSM-së për një pagë minimale…

Read More

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e ri të pullave postare “Alpinistet e Kosovës – Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi”.Ky emision i pullave postare i kushtohet alpinizmit kosovar dhe grave që, me guxim, përkushtim dhe arritje historike, kanë ngritur emrin dhe flamurin e Kosovës në majat më të larta të botës.“Motivet e dy pullave postare prezantojnë dy alpinistet kosovare të rangut botëror: Uta Ibrahimi, e cila arriti të bëhet gruaja e parë nga Ballkani që ka ngjitur 14 majat mbi 8.000 metra, si dhe Mrika Nikqi, alpinistja më e re kosovare që po…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Selimi, ka surprizuar ndjekësit në Instagram me një mesazh të fuqishëm.Në postim, ajo shprehu qartë mosdurimin ndaj personave që e kanë zhgënjyer.Kritikat nuk munguan, duke i quajtur disa njerëz të tillë ata që “vetëm marrin frymë”. Foto: InstagramMegjithatë, në mesazhin e gjatë, Teuta nuk harroi të tregonte ndjesinë e saj dhe shtoi një dozë ironie, duke treguar se qëndron e vendosur në vendimet dhe beson fort te intuita dhe përvojat personale, duke premtuar se nuk do të kthehet pas.Postimi i plotë (pa ndërhyrje):”Ndoshta e kam mirë, ndoshta keq, por Zoti më vraftë nëse kthehem kundër…

Read More

Një ditë më parë u publikua në media një video të një incidenti fizik ndërmjet një arsimtari dhe nxënësi në shkollën fillore “Pavarësia” në kryeqytet.E për këtë incident sot kanë protestuar mësimdhënësit e kësaj shkolle, gjersa Ymer Ymeri nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tha se ngjarja nuk është paraqitur e plotë dhe se mësimdhënësit përveç presionit psikik po përballen edhe me dhunë fizike. E një ditë pas incidentit, ka reaguar edhe ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci.Ajo tha se pas informatave të raportuara nga mediat për rastin në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, Inspektorati i Arsimit ka vepruar…

Read More

Udhëtarët për në Itali duhet të përgatiten për ndërprerje të fluturimeve dhe shërbimeve hekurudhore këtë muaj.Grevat në të gjithë vendin do të godasin transportin ajror më 16 shkurt, ndërsa trenat në të gjithë vendin do të preken më 27 dhe 28 shkurt.Sipas ligjit italian, disa shërbime janë të garantuara. Ja çfarë duhet të dinë udhëtarët, transmeton Telegrafi.Pritet që ndërprerje të rënda të ndikojnë në transportin ajror të hënën, më 16 shkurt, duke shkaktuar dhimbje koke për pushuesit që shkojnë në pistat e skive të Italisë dhe Lojërat Olimpike Dimërore.Stafi i transportuesit kryesor ITA Airways ka planifikuar një grevë 24-orëshe nga…

Read More

Dy lojtarë të Real Madridit nuk hyjnë në planet e Jurgen Klopp, i cili shihet si një nga alternativat kryesore për stolin madrilen pas përfundimit të sezonit. Alvaro Arbeloa pritet të vazhdojë si trajner deri në verë, pas largimit të Xabi Alonsos, por e ardhmja e tij afatgjatë mbetet e pasigurt, pasi drejtuesit e klubit po shqyrtojnë opsione më të forta për të hapur një cikël të ri.Edhe pse Arbeloa ka arritur të stabilizojë ekipin në një moment delikat dhe vlerësohet për menaxhimin dhe angazhimin e tij, kjo nuk garanton vazhdimësinë për sezonin 2026/27. Brenda klubit ekziston bindja se vera…

Read More

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Myftiu Naim ef. Tërnava, përveç vendimeve të tjera, vendosi që të përkrahë fuqishëm marshin protestues “Liria ka emër”, i cili është paraparë të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbështetje të çlirimtarëve tanë, që padrejtësisht po mbahen dhe po tentohen të dënohen në Hagë.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se kryesia e BIK-ut, gjyqin në Hagë e konsideron një proces me prapavijë politike, që ka për qëllim atakimin e vlerave të UÇK-së. “Për popullin e Kosovës, UÇK-ja mbetet vlera më sublime, e mishëruar me…

Read More