KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ukraina publikon pamjet e rrëzimit të dronëve rusë

Ukraina publikon pamjet e rrëzimit të dronëve rusë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar një video nga operacionet e mbrojtjes ajrore, ku shihen ushtarët ukrainas duke rrëzuar dronë rusë në pjesën lindore të vendit.

Në pamjet e publikuara, të cilat ministria i ka përshkruar si veprim i “luftëtarëve tanë të mbrojtjes ajrore”, shihen momentet kur sistemet ukrainase identifikojnë dhe godasin mjetet ajrore pa pilot të lëshuara nga forcat ruse.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë këtyre operacioneve janë rrëzuar 64 dronë të tipit Shahed, të cilët Rusia i përdor në sulmet e saj kundër objektivave në territorin ukrainas.

Ndërkohë, ushtria ukrainase ka bërë të ditur se Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore gjatë natës, duke lëshuar gjithsej 227 dronë drejt Ukrainës.

Sulmet me dronë janë bërë pjesë e vazhdueshme e ofensivës ruse, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase angazhohet për t’i interceptuar ato përpara se të arrijnë objektivat e tyre.

Publikimi i videos vjen në kuadër të përpjekjeve të Ukrainës për të treguar aktivitetin e njësive të saj të mbrojtjes ajrore dhe përballjen me sulmet e vazhdueshme ruse. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.