Author: korrektpress

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakova ka njoftuar se po vazhdon çdo ditë aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit ndaj konsumatorëve që kanë detyrime të papaguara, në të gjitha zonat e shërbimit të kompanisë.Sipas njoftimit, ky veprim po realizohet me qëllim të garantimit të furnizimit të rregullt dhe cilësor me ujë të pijshëm për konsumatorët e rregullt, si dhe për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe funksionimit të qëndrueshëm të kompanisë.KRU Gjakova ka ftuar të gjithë konsumatorët me borxhe të papaguara që të paraqiten në zyrat e kompanisë për të kryer pagesat ose për të lidhur marrëveshje për pagesë me këste.…

Read More

Denis Consulting në bashkëpunim me N.Sh. “Gjeomjedisi” ju fton në trajnim një ditor profesional për Menaxhimin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.Data: 24 Shkurt 2026,Ora: 10:00 – 15:00,Çmimi: 69 Euro / person,Vendi: Prishtinë.Çfarë do të mësoni:Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë,Detyrat e punëdhënësve dhe punësuarve,Parandalimin e aksidenteve dhe procedurat e vlerësimit të rrezikut,Përdorimin e paisjeve mbrojtëse dhe shenjat e sigurisë,Mbrojtjen nga zjarri në vendin e punës.Ligjërues: Ekspert i licencuar nga Ministria e PunësPjesëmarrësit do të pajisen me certifikata të pranueshme nga Inspektoriati i Punës.Apliko tani: Regjistrohu onlineTelefon: +383 49 893 693Vendet janë të limituara! Rezervo tani dhe mos e…

Read More

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në konferencën për media pas mbledhjes së parë të kabinetit të ri qeveritar, ka komentuar edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit. Ai u shpreh i rezervuar sa i përket emrave të mundshëm, qoftë Vjosa Osmani apo ndonjë përfaqësues nga familja e komandantit legjendar, Adem Jashari. Kurti: Nga nesër i gatshëm të fillojmë diskutimet me partitë politike për çështjen e presidentit “Besoj se e dëgjuat kryeministrin, i cili theksoi se pasi të trajtohen tri prioritetet fillestare – konstituimi i Kuvendit, formimi i qeverisë dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare – do të nisin diskutimet me subjektet e…

Read More

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se kanë nisur punimet për rehabilitimin dhe rikonstruimin e segmentit rrugor Sarosh–Polluzhë–Pastasel–Senoc–Drenoc–Rahovec.Sipas njoftimit nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, pas rehabilitimit fillestar do të vazhdohet me gërryerjen e shtresës ekzistuese të asfaltit dhe riasfaltimin e saj me shtresë të re, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë në qarkullim.Autoritetet komunale kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor deri në përfundimin e punimeve. /Telegrafi/

Read More

Nuk ka gjë më mirë sesa të hysh në një dhomë hoteli të pastër pas një dite të gjatë udhëtimi. Megjithatë, para se të hedhësh valixhen në krevat dhe të heqësh këpucët, është mirë të kontrollosh dhomën. Nga siguria te pastërtia, ekspertët e hotelerisë këshillojnë të ndjekësh disa hapa të thjeshtë për një qëndrim më të qetë dhe pa stres.Fillo me sigurinëPara pastërtisë, siguria duhet të jetë prioriteti yt kryesor.“Kur hyn për herë të parë në dhomën e hotelit, fillo me sigurinë,” thotë Afi Anifrani, drejtuese e shërbimit të pastrimit në Thompson Savannah. “Sigurohu që dera mbyllet dhe kyçet mirë,…

Read More

Sot u mbajt mbledhja e parë e Qeverisë Kurti 3, e cila u votua të mërkurën në mbrëmje pas konstituimit të Kuvendit.E në mbledhjen e parë të Qeverisë së Kosovës janë marrë disa vendime, si miratimi i Projektligjit për Buxhetin, si dhe miratimi i disa projektligjeve për ratifikimin e disa marrëveshjeve. Këto janë të gjitha vendimet: Qeveria e re e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen përuruese dhe njëherësh mbledhjen e parë, në të cilën ka:Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në…

Read More

Jeffrey Epstein kishte një kamerë të fshehtë e cila e kapi atë me gra të reja në zyrën e tij në shtëpi në Florida, tregojnë pamjet e publikuara së fundmi.Videot tregojnë një pamje të qartë të tavolinës së pedofilit të dënuar, me disa video që madje tregojnë Epstein të ulur pas saj, transmeton Telegrafi.Në disa nga videot, njerëzit duket se ulen mbi ose rreth tavolinës së tij.Në një video veçanërisht shqetësuese, një grua e panjohur duket se është gjunjëzuar pranë Epstein, i cila tregohet me këmbët e tij të mbështetura në tavolinë.Nuk është e qartë se kur është regjistruar videoja,…

Read More

Një bankë e nivelit të dytë ra pre e grabitjes me armë të enjten në Tiranë.Policia arriti të neutralizojë autorin, Bardhyl Fusha, 58 vjeç sapo doli nga banka me çantën me para dhe një automatik tip kallashnikov me të cilin kreu grabitjen. Grabitja në Tiranë, detaje të rastit – 58 vjeçari shoqërohet në Polici Në dëshminë e tij para policisë Fusha ka thënë se kishte shumë borxhe ndaj kishte tentuar të grabiste bankën.“Jam ndërtues, kisha shumë detyrime për palë të treta, ndaj u futa për të grabitur Bankën”, mësohet të jetë shprehur Fusha. /Euronews.al/

Read More

Bashkimi Evropian po punon për të forcuar industrinë e saj të armëve, për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe për të përmirësuar prokurimin e përbashkët.Ndërsa përgatitet për më pak përfshirje ushtarake amerikane dhe synon të kufizojë rolet e kompanive amerikane në kontrata, Brukseli po inkurajon prodhim më të shpejtë dhe bashkëpunim më të ngushtë.Megjithatë, edhe me rregulla të rrepta, boshllëqet dhe paqartësitë ende lejojnë që armët të arrijnë në destinacione me rrezik të lartë, transmeton Telegrafi.Një shtytje për mbrojtjen që riformëson sisteminBE-ja është zotuar të mbështesë Ukrainën, të forcojë industrinë e saj të mbrojtjes dhe të blejë më shumë pajisje…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot kumtoi se filluan kontrollet e të gjitha ndërmarrjeve për prodhim të kanabisit mjekësor. Siç tha në konferencën për shtyp, do të duhet të kontrollohen 43 licenca.Është sjellë, përkujtoi Aliu, edhe vendim qeveritar për emërim të anëtarëve të komisionit mes resorëve.“Prej sot fillojnë kontrollet e jashtëzakonshme së bashku me MPB-në, derisa po vijon kjo konferencë prë shtyp, kolegët ndodhen në terren. Do të duhet të kontrollohen 43 licenca për prodhim të kanabisit mjekësor. Pardje në mbledhje qeveritare u soll vendimi për emërim të anëtarëve të komsiionit ndërmjet resorëve. Një person nga Ministria e Shëndetësisë (MSH)…

Read More