KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shqipëria prezanton projektet turistike dhe të banimit në Cyrih, synon të tërheqë investitorët zviceranë

Shqipëria prezanton projektet turistike dhe të banimit në Cyrih, synon të tërheqë investitorët zviceranë

Shqipëria ka prezantuar potencialin e saj në sektorin e turizmit dhe të pasurive të paluajtshme në panairin ndërkombëtar IMMO EXPO, që po mbahet në Cyrih të Zvicrës.

Në këtë ngjarje janë promovuar projekte turistike dhe banimi nga katër destinacione bregdetare shqiptare: Saranda, Vlora, Velipoja dhe Shëngjini.

Pjesëmarrja në këtë panair synon ta afrojë më shumë tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme me investitorët zviceranë, duke prezantuar mundësitë që ofron bregdeti shqiptar për zhvillimin e projekteve turistike dhe rezidenciale.

Hapësirën ekspozuese të Shqipërisë e ka vizituar edhe ambasadori shqiptar në Zvicër, Ermal Dredha, i cili është takuar me kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, si dhe me sipërmarrës shqiptarë të pranishëm në panair.

Gjatë takimeve është diskutuar për projektet e prezantuara, zhvillimin e turizmit dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës.

Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbështesë iniciativat që synojnë promovimin e vendit në tregun zviceran, si dhe krijimin e kontakteve dhe partneriteteve të reja ndërmjet bizneseve të dy vendeve.

Përmes pjesëmarrjes në IMMO EXPO, Shqipëria synon të shfrytëzojë interesimin e tregut ndërkombëtar për pronat dhe investimet turistike, veçanërisht në zonat bregdetare që vitet e fundit janë shndërruar në destinacione të rëndësishme për turizmin.

Megjithatë, organizatorët nuk kanë publikuar ende të dhëna konkrete për vlerën e projekteve të ekspozuara apo numrin e investitorëve që kanë shprehur interesim gjatë panairit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.