- El Ninjo mund të arrijë që në muajin maj – çfarë do të thotë kjo për verën në Ballkan?
- Nuk i mori për bazë kritikat e familjes, Fabjola hidhet sërish në krahët e Adionit në Ferma VIP 3
- Çka i tha Çitaku Gecit në Kuvend për “kërkim-faljen”?
- Po kërkohej përmes INTERPOL-it, i dyshuari ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë
- Trump thotë se luftërat në Iran dhe Ukrainë mund të përfundojnë “në një orar të ngjashëm”
- Notat e lojtarëve, Atletico Madrid 1-1 Arsenal: Gyokeres dhe Alvarez më të mirët
- VAR-i “ndez” Metropolitanon: Atletico dhe Arsenali ndahen baras, finalisti vendoset pas një jave
- Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP 3 kryeministrit Edi Rama
Author: korrektpress
Këshilli i Prokurorëve Publikë ka caktuar mbledhje për më 17 shkurt, në të cilën do të japë mendim për kandidatët e paraqitur për kryeprokuror të ri. Sipas ligjit, Këshilli duhet brenda 15 ditëve t’i dërgojë Qeverisë mendim pozitiv ose negativ, pas së cilës Qeveria i propozon Kuvendit një nga kandidatët që ka marrë mendim pozitiv. Edhe pse shërbimi për shtyp i Kuvendit nuk i ka zbuluar emrat e kandidatëve, disa prej tyre e kanë konfirmuar vetë pjesëmarrjen.Bëhet fjalë për ushtruesen e detyrës së Prokurores së Përgjithshme, Anita Topollova-Isajllovska, prokuroren Lençe Ristovska, gjykatësin e Gjykatës Penale, Nenad Savevski, ish-kryetarin e Gjykatës…
Andrew Ranken, bateristi i njohur i grupit The Pogues, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare, njoftoi vetë formacioni muzikor.Ranken ishte një nga anëtarët themelues të grupit me bazë në Londër dhe luajti në disa nga këngët më të famshme të tyre, përfshirë “Fairytale of New York” dhe “Dirty Old Town”. Në një deklaratë të publikuar online, grupi e përshkroi Ranken si “rrahjen e zemrës së The Pogues”, shkruan BBC. “Andrew, faleminderit për gjithçka – për miqësinë tënde, zgjuarsinë dhe bujarinë e shpirtit tënd, dhe padyshim për muzikën. Gjithmonë një mik dhe vëlla i vërtetë”, thuhej në mesazhin e grupit. Ata…
Kosova ka mësuar kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve, pas tërheqjes së shortit që u bë sot (e enjte) në Bruksel.Kundërshtarët e Kosovës në Ligën B janë këto kombëtare:IzraeliAustriaRepublika e IrlandësNdeshjet e para janë planifikuar nga 24 deri më 26 shtator 2026, ndërsa raundi i fundit i fazës së grupeve do të zhvillohet nga 15 deri më 17 nëntor 2026. Fituesit e secilit grup në Ligën B do të sigurojnë ngjitjen në Ligën A për sezonin pasardhës, ndërsa kombëtarja e vendit të fundit do të bie në Ligën C.Përveç kësaj, përzgjedhjet e vendeve të dyta dhe të treta nga…
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shpallur zgjedhjet e brendshme partiake, ndërsa lideri i saj, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se nuk do të garojë më për postin e kryetarit të partisë.Përmes një deklarimi për media, Haradinaj ka bërë të ditur se pas një periudhe të gjatë në krye të AAK-së, ka vendosur të mos rikandidojë.“Koha e gjatë në krye të partisë dhe rezultati jo i mirë në zgjedhjet e fundit kanë ndikuar që unë të mos garoj më për këtë pozitë”, ka deklaruar ai.Ai ka treguar se ambicie ka shprehur kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini.Lajm në përditësim….
Për herë të parë në historinë e saj, Kombëtarja e Kosovës do të luajë në Ligën B të Ligës së Kombeve për sezonin 2026/2027, që shërben gjithashtu si fazë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2028, i cili do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.Kosova ka kaluar nga Liga D dhe tri edicione në Ligën C dhe tashmë do të përballet me përfaqësuese të nivelit më të lartë në Evropë. Sipas shortit të fundit, Kosova u vendos në vazon e katërt, së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut. UEFA ka vendosur që Kosova nuk mund të…
Lidhur me rastin për dhunën ndaj nxënësit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zgjeruar hetimet edhe ndaj drejtorit të Shkollës “Pavarësia” në Prishtinë, Halil Brahaj.Hetimet ndaj tij janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare” .Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Jehona Grantolli.“Sot i kemi intervistu të dyshimtit, nuk është ndaluar. Është intervistuar për veprën penale keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare”, tha Grantolli.Për më shumë, Grantolli tha se mund t’i drejtohemi zëdhënëses për informimin të kësaj Prokurorie.Në pamjet që “Betimi për Drejtësi” i ka siguruar shihet drejtori i shkollës duke e goditur…
Kombëtarja e Shqipërisë ka mësuar kundërshtarët për Ligën C të Ligës së Kombeve.“Kuq e Zinjtë” ndodhën në një grup me kombëtare mesatare, prandaj mund të themi se kanë gjasa shumë reale për t’u rikthyer në Ligën B.Në grup me Shqipërinë, janë kombëtaret si Finlanda, Bjellorusia dhe San Marino.Padyshim kundërshtari më i vështirë do të jenë finlandezët, kurse më e lehta pritet të jetë ndaj San Marinos, kombëtarja e fundit në renditjen e UEFA-s. Kujtojmë, ndeshjet e para do të fillojnë të zhvillohen në muajin shtator, kurse vendi i parë do të kualifikohet në Ligën A, megjithatë pozita e fundit bie…
Një incident mjekësor në bord çoi në një ulje të paplanifikuar në Klagenfurt të Austrisë të enjten pasdite. Një aeroplan i Lufthansa-s, i cili po udhëtonte për në Mynih, u detyrua të ndalonte në Klagenfurt të Austrisë.“Për shkak të një incidenti mjekësor, fluturimi VL1877 i Lufthansa City u detyrua të bënte një ulje të paplanifikuar në Klagenfurt këtë pasdite në orën 14:40 gjatë udhëtimit të tij nga Napoli për në Mynih”, konfirmoi Drejtori Menaxhues i Aeroportit të Klagenfurt, Max Wildt.Pas uljes, pasagjeri u trajtua menjëherë nga ndihmësit mjekësorë në aeroport dhe më pas u dërgua në Spitalin e Klagenfurtit. Aktualisht…
Sulmues digjitalë tentojnë të zbulojnë “sekretet” e modelit të avancuar të inteligjencës artificiale (AI) përmes mijëra pyetjeve të strukturuara.Lufta globale për dominimin në fushën e inteligjencës artificiale po hyn në një fazë të re dhe më agresive. Kompania amerikane Google ka konfirmuar se modeli i saj i avancuar i AI, Gemini, është bërë objekt i sulmeve të organizuara nga aktorë që synojnë të zbulojnë mënyrën e funksionimit të sistemit.Sipas raportimeve, sulmuesit kanë përdorur dhjetëra mijëra pyetje të formuluara me kujdes për të testuar kufijtë e modelit dhe për të nxjerrë informacione mbi logjikën e tij të brendshme. Në një rast,…
Të enjten është publikuar lista preliminare për kategorizimin e sportistëve dhe trajnerëve të Kosovës, ku sërish dominon xhudoja, si sporti më i suksesshëm në vend.Siç pritej, xhudoja kryeson me gjithsej 21 sportistë të kategorizuar. Në vendin e parë renditet fituesja e medaljes së argjendtë olimpike në “Paris 2024”, Distria Krasniqi, me 90 pikë. Medaliste olimpike është edhe Laura Fazliu, e cila nga Parisi u kthye me të bronztën dhe ka grumbulluar 80 pikë. Akil Gjakova është vlerësuar me 60 pikë, ndërsa Nora Gjakova dhe Loriana Kuka kanë nga 40 pikë secila. Erza Muminoviq dhe Fatjona Kasami kanë nga 30 pikë,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari