KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aleanca kritikon Qeverinë për deficitin e lartë tregtar, rikthen planin me gjashtë pika

Aleanca kritikon Qeverinë për deficitin e lartë tregtar, rikthen planin me gjashtë pika

Aleanca kritikon politikat ekonomike të Qeverisë, duke vënë në pah deficitin e lartë tregtar dhe mungesën e mbështetjes për prodhuesit vendorë.

Përmes një postimi në Facebook, Aleanca ka bërë të ditur se për çdo një euro mallra që Kosova eksporton, importon 7.5 euro nga jashtë.

Sipas të dhënave të prezantuara nga kjo parti, gjatë vitit 2025, diferenca mes importeve dhe eksporteve ka arritur në 6.1 miliardë euro.

Aleanca ka kritikuar Qeverinë për politikat ekonomike, duke thënë se përderisa institucionet mburren me të hyrat e mbledhura, prodhuesit vendorë vazhdojnë të përballen me kosto të larta dhe mbështetje të pamjaftueshme.

“Kosova nuk mund të zhvillohet duke blerë gjithçka nga të tjerët e duke e lënë prodhimin e vet pas dore”, thuhet në reagim.

Në këtë drejtim, Aleanca ka ritheksuar se qëndron pas politikave të saj ekonomike, të cilat thotë se i ka propozuar edhe përmes planit me gjashtë pika.

Ndër propozimet e përmendura janë energjia e prodhuar në vend, gazi amerikan, krijimi i kapaciteteve të reja energjetike, heqja e tatimit në pronë për fermerët dhe lehtësimi i barrës së TVSH-së për bizneset e vogla.

“Paratë e qytetarëve duhet të kthehen në punë e mirëqenie për familjet tona”, përfundon reagimi i Aleancës. /Lajmi.net/

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.