Author: korrektpress

Tulipanët janë ndër lulet e preferuara të pranverës, por shpesh ato zgjasin më pak në vazo nga sa do të donim. Edhe pse mund të zgjasin nga pesë deri në dhjetë ditë, kjo është e mundur vetëm me kujdesin e duhur.Edhe kur e ndërroni ujin rregullisht dhe i mbani larg rrezeve të diellit, ndonjëherë petalet fillojnë të bien dhe kërcelli humbet fortësinë e tij.Një truk i thjeshtë mund t’ju ndihmojë të mbani tulipanët të freskët për më gjatë. Thjesht hidhni disa monedha në vazo. Bakri ka veti natyrore që ngadalësojnë rritjen e baktereve në ujë, gjë që zgjat freskinë e…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar fotografit të punimeve në shkollat “Bajram Curri”, “Avni Rrustemi” si dhe të konviktit në Kukës. Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këto investime direkte ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së mësimit për nxënësit dhe mësuesit e tyre. “Mirëmëngjes, dhe me punën për rilindjen e shkollave “Bajram Curri”, “Avni Rustemi”, si edhe të konviktit në Kukës, investime direkte në përmirësimin e cilësisë së mësimit për nxënësit dhe mësuesit e tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook. /Telegrafi/

Read More

Barcelona po punon për ta transferuar përfundimisht Marcus Rashford, i cili po shkëlqen gjatë huazimit të tij në Spanjë. Performanca e tij e lartë me klubin katalanas ka bindur drejtuesit që të nisin procedurat për ta siguruar kartonin e tij në mënyrë të përhershme, duke e konsideruar sulmuesin anglez si pjesë kyçe të projektit afatgjatë.Në rast se transferimi finalizohet, Man Utd ka përgatitur një plan alternativ për të mbushur boshllëkun që do të lërë largimi i një prej lojtarëve më të rëndësishëm të viteve të fundit. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë identifikuar sulmuesin senegalez Iliman Ndiaye si kandidatin ideal…

Read More

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në rrugën që shpie në drejtim të fshatit Frashër, në kuadër të realizimit të projektit për rehabilitimin e rrugës hekurudhore Linja 10, Pjesa Jugore (Fushë Kosovë – Mitrovicë).Sipas njoftimit të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, qarkullimi në këtë segment rrugor do të ndërpritet nga data 13 shkurt 2026, në orën 08:00, deri më 15 shkurt 2026, në orën 24:00.Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe shfrytëzuesve të kësaj rruge që të tregojnë mirëkuptim dhe gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim.Komuna e…

Read More

Stërvitja e rregullt është një pjesë e rëndësishme e një stili jetese të shëndetshëm, por pa rikuperim të duhur, është e vështirë të ruash vazhdimësinë dhe të arrish rezultatet e dëshiruara. Lodhja dhe dhimbja e muskujve mund të ngadalësojnë progresin dhe ndonjëherë ta prishin plotësisht planin tënd të stërvitjes.Përveç gjumit cilësor dhe një diete të ekuilibruar, disa vitamina mund të luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e rigjenerimit të trupit pas aktivitetit fizik. Më poshtë po nxjerrim në pah katër vitamina që kontribuojnë në rikuperimin më të shpejtë të muskujve dhe uljen e lodhjes.Vitamina CKy antioksidant i fuqishëm është…

Read More

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot gjatë ditës do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në të gjithë qytetin e Ferizajt.Sipas njoftimit, ndërprerja është shkaktuar nga një defekt i papritur në gypin kryesor furnizues në fabrikën e përpunimit të ujit, çka ka detyruar ndaljen e furnizimit deri në sanimin e plotë të dëmtimit, me qëllim parandalimin e problemeve shtesë në rrjet dhe rikthimin e sigurt të sistemit në funksion.KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se ekipet teknike janë angazhuar menjëherë dhe po punojnë intensivisht në terren për riparimin e defektit dhe normalizimin e furnizimit…

Read More

Policia e Kosovës ka raportuar për një incident kriminal në Vushtrri, ku një person është arrestuar nën dyshimin për përdorim të armës së zjarrit.Sipas raportit 24-orësh të Policisë, më 11-12 shkurt 2026, rreth orës 20:00–04:00, në rrugën “Ismail Qemali” në Vushtrri, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në ajër.Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar 13 gëzhoja dhe dy fishekë. Me vendim të prokurorit, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, ndërsa pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.Ndërkohë, Policia ka raportuar edhe për një rast…

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka nisur zyrtarisht epokën e saj të re muzikore me publikimin e këngës së parë nga albumi i ri vizual, “Dirty Blonde”. Projekti vjen si paralajmërimi i parë i albumit të shumëpritur “I Like You Better Than Me”, i cili tashmë ka ngjallur interes të madh te fansat.Kënga është publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe shënon vetëm fillimin e një serie prej gjithsej 13 këngësh që do të lansohen gradualisht. – YouTube youtu.be Duke qenë se bëhet fjalë për një album vizual, çdo projekt pritet të shoqërohet me klip përkatës, duke e…

Read More

Pas hedhjes së shortit të Ligës së Kombeve në Bruksel, përzgjedhësi i Republikës së Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka komentuar grupin B3, ku përveç skuadrës së tij bëjnë pjesë edhe Kosova, Austria dhe Izraeli.Përzgjedhësi irlandez e ka cilësuar grupin si shumë të fortë dhe sfidues për të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse, duke veçuar në mënyrë të posaçme formën e fundit të Kosovës.“Është grup interesant. Do të jetë vështirë për ne, kemi kundërshtarë të fortë. Dhe madje Kosova, që ishte me renditjen më të ulët në grupin tonë, ka pasur me të vërtetë ecuri impresive nga 15 ndeshjet e fundit, me dy humbje,…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin, për një grabitje të disa dite më parë në Fushë Kosovë.Grabitja kishte ndodhur më 5 shkurt 2026 në ora 23:10 në rrugën “Çajupi”. “Më datë 12.02.2026 është arritur që të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit është bastisur banesa e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin”, thuhet në raport.Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Read More