- “Nuk duhet ta pyesim Kongresin”, Hegseth: Armëpushimi me Iranin “pezullon” afatin 60-ditor të luftës
- “Nuk duhet ta pyesim Kongresin”, Hegseth: Armëpushimi me Iranin “pezullon” afatin 60-ditor të luftës
- Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vjetësh
- Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vjetësh
- Skena të pabesueshme: Lojtarët shtyjnë ambulancën e bllokuar në fushën e shkatërruar
- Skena të pabesueshme: Lojtarët shtyjnë ambulancën e bllokuar në fushën e shkatërruar
- Kongresistë amerikanë me rezolutë për anëtarësimin e Kosovës në NATO
- Muzikanti britanik dënohet me 14 vjet burg për përdhunim dhe sulm seksual ndaj gjashtë grave
Author: korrektpress
Rihanna dhe ASAP Rocky janë rikthyer në qendër të vëmendjes me një dalje romantike për Ditën e Shën Valentinit në New York, duke nxitur spekulime për një martesë të mundshme. Çifti, që kanë tre fëmijë – RZA, tre vjeç, Riot, dy vjeç, dhe vajzën Rocki, pesë muajshe – u shfaqën të veshur elegant dhe me humor të gëzuar në restorantin luksoz Caviar Russe.Këngëtarja 37-vjeçare mbante një fustan të gjatë të kuq, taka gjigante të kuqe dhe një xhaketë të zezë prej lëkure, ndërsa unaza e saj e floririt në gishti të katërt i shtoi spekulimet për martesën e fshehtë me…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takime bilaterale dhe biseda të frytshme gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e 62-të të Sigurisë në Mynih (MSC), një nga forumet më të rëndësishme në kontinent për çështje të sigurisë.Në konferencë, Kurti ishte i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.Temat kryesore të diskutimit përfshinin sigurinë dhe mbrojtjen, bashkëpunimin bilateral, progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik. Kryeministri u takua me krerë të shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare, duke përfshirë: Kryeministrin e Kroacisë, AndrejPlenković dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve…
Hulumtimi i ri dëshmon se organi më i rëndësishëm i trupit ka aftësi natyrore rigjenerimiZemra e njeriut është në gjendje të rigjenerojë një pjesë të qelizave të saj muskulore pas një infarkti, kanë zbuluar studiuesit nga University of Sydney. Hulumtimi pionier, i realizuar në bashkëpunim me Baird Institute for Applied Heart and Lung Research dhe Royal Prince Alfred Hospital në Sydney, tregon se qelizat e muskulit të zemrës mund të rifillojnë procesin e ripërtëritjes pas dëmtimit, duke hapur rrugë për trajtime të reja rigjeneruese në sëmundjet kardiovaskulare. Dikur besohej se dëmtimi ishte i pakthyeshëm Rezultatet e studimit, të publikuara në…
Konfederata e Punëdhënësve kërkon që për rritjen e pagave në shumën nga 600 deri në 6.000 denarë të lirohen nga kontributet sociale, ku edhe punëdhënësit edhe qeveria mund të ndihmojnë në drejtim të rritjes së pagave.Mile Boshkov nga kjo konfederatë në intërvistë për Radion Evropa e Lirë tha se, ata duhet t’i përfaqësojmë interesat e të gjithë punëdhënësve, veçanërisht të ushtruesve të pavarur të veprimtarisë, sipërmarrësve të rinj dhe zejtarëve, të cilët kanë vështirësi për të siguruar të ardhura të qëndrueshme, në mënyrë që të mund të përballojnë rritjen e detyrimeve në lidhje me pagat dhe kontributet.“Ka ndodhur në vendin…
Drejtori i Institutit Osctopus, Arben Fetoshi, ka demaskuar strategjinë e propagandës serbe ndaj Kosovës, që përdor viktimizimin e inskenuar dhe radikalizimin e qytetarëve serbë për të minuar stabilitetin.Sipas Fetoshit, mediat dhe politikanët serbë përdorin ton alarmues për të krijuar përshtypjen e një kërcënimi ekzistencial ndaj serbëve, duke u fokusuar tek takimi trepalësh Shqipëri-Kroaci-Kosovë në Mynih dhe ligji për të huajt në Kosovë.““Rrezik i madh për Serbinë”, “Prishtina e ka kaluar vijën e kuqe”, “kërcënim ekzistencial për serbët në Kosovë”, “Sorensen së shpejti në Beograd”, “Vuçiq ka hequr dorë nga Kosova”, “Lista Serbe është bashkëfajtore” dhe “rezistenca është detyrim”, janë kornizat…
Një episod i diskutueshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes mes KF Prishtina e Re dhe FC Ferizaj, kur futbollisti I skaudrës prishtinase, Cheick Doukoure nga Bregu i Fildishtë për disa minuta u largua nga fusha, duke akuzuar kapitenin e Ferizajt, Betim Haxhimusa, për përdorim të gjuhës raciste.Incidenti shkaktoi ndërprerje të shkurtër të ndeshjes, pasi Doukoure u largua nga fusha për disa minuta. Loja u rikthye pas ndërhyrjes së stafit dhe gjyqtarëve. Ky rast ka nxitur debate të forta rreth respektit dhe barazisë në futbollin kosovar, duke rikthyer fokusin te rëndësia e “fair-play” dhe tolerancës në sport.Reagimi i KF Prishtina e ReFC…
Kuba do të shtyjë panairin e saj vjetor të purove me famë botërore këtë vit për shkak të mungesës së karburantit të shkaktuar nga një embargo nafte amerikane, njoftuan organizatorët të shtunën. Ishulli ka përjetuar ndërprerje të gjata të energjisë gjatë disa javëve të fundit.Në një deklaratë zyrtare, organizatori i panairit dhe monopoli global i shitjeve të purove kubane, Habanos S.A., tha se vendimi u mor për të “ruajtur standardin e lartë të cilësisë së ngjarjes”.Panairi është një ngjarje kyçe për adhuruesit e purove dhe shpërndarësit në të gjithë botën, ku pjesëmarrësit vizitojnë plantacionet e duhanit, marrin pjesë në ankande…
Mesfushori Vesel Demaku thotë se dëshiron të vazhdojë me paraqitje pozitive, në mënyrë që të merr ftesë nga Franco Foda për dy ndeshjet e muajit mars.Demaku mungoi në tërë kualifikueset e Kupës së Botës shkaku i lëndimit, kurse ka shkëlqyer kur u rikthye nga lëndimi, sidomos në sistemin e trajnerit të ri të Altachut, Ognjen Zaric.Ai për mediat austriake ka konfirmuar se prioriteti kryesor është të vazhdojë me formën e njëjtë, me shpresën që të merr ftesë nga Foda për ndeshjet e muajit mars.“Shumë stërvitje”, u përgjigj Demaku kur u pyet se si e riktheu formën. “Dua të vazhdoj në…
Nëse thashethemet janë të vërteta, flirti i gjatë i Porsche-s “do të jenë, nuk do të jenë” me makinat sportive elektrike mund të jetë duke marrë fund.Thashethemet në rrugë thonë se projektet 718 Cayman dhe Boxster EV janë në prag të mbylljes, transmeton Telegrafi.Nëse është kështu, këto janë shumë para të humbura. Por për fansat e flaktë të Porsche-s, kjo mund të ofrojë njëfarë lehtësimi.Ndërtimi i një makine sportive elektrike që i përmbush standardet e famshme të Porsche-s, rezulton të jetë shumë më i vështirë nga sa parashikoi fillimisht prodhuesi i automjeteve. Kombinoni këtë me një rënie të parashikuar nga…
Në ditën e fundit të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Espen Barth Eide.Zyra e Kryeministrit, njofton se gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar që krijon marrëveshja EFTA, dhe fusha tjera me interes të përbashkët.”Në takim u veçua sektori i ekonomisë, teknologjisë, energjisë, minierave dhe mineraleve dhe infrastrukturës. Kryeministri Kurti theksoi planet dhe projektet e mëdha kapitale të qeverisë gjatë këtij mandati të ri në infrastrukturë kritike, sportit dhe…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari