KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Skandali me kalendarin festiv të Kimit, kompania detyrohet t’u kthejë paratë klientëve

Skandali me kalendarin festiv të Kimit, kompania detyrohet t’u kthejë paratë klientëve

Kompania e Kim Kardashian, Skims, ka reaguar pas kritikave të shumta në rrjetet sociale për kalendarin e saj të adventit, i cili kushtonte 148 dollarë dhe u cilësua nga blerësit si një mashtrim.

Pas zemërimit të klientëve, kompania ka vendosur t’u ofrojë të gjithë personave që e kanë blerë produktin dy mundësi: rimbursimin e plotë të shumës së paguar ose një kredit për të bërë blerje të tjera në Skims.

“Jemi në dijeni të reagimeve që disa klientë kanë ndarë për kalendarin tonë dhe i kemi dëgjuar me kujdes. Duke qenë se produkti nuk i përmbushi pritshmëritë, kemi kontaktuar personalisht çdo klient që e ka blerë dhe i kemi ofruar mundësinë e rimbursimit të plotë ose kreditit për produkte të tjera”, deklaroi një përfaqësues i kompanisë.

Reagimi erdhi pasi një video në TikTok, ku një krijuese përmbajtjeje hapte të gjitha dhuratat e kalendarit, u bë virale dhe grumbulloi mbi 64 milionë shikime.

Kalendari përmbante 12 surpriza, mes tyre varëse çelësash me logon Skims, lidhëse mëndafshi për flokët, kapëse flokësh, një lodër të butë me logon e markës dhe zbukurime për Krishtlindje.

Megjithatë, përmbajtja e tij zhgënjeu shumë blerës, të cilët e konsideruan çmimin tepër të lartë në raport me produktet që merrnin.

Në videon virale, krijuesja e përmbajtjes iu drejtua drejtpërdrejt Kim Kardashian, duke shprehur pakënaqësinë për çmimin dhe duke e cilësuar produktin shumë të shtrenjtë për atë që ofronte.

Edhe komentet e përdoruesve të tjerë ishin të ashpra. Disa e përshkruan kalendarin si një kuti me surpriza zhgënjyese, ndërsa të tjerë vunë në dyshim vlerën e produkteve, duke thënë se nuk do të paguanin as një pjesë të vogël të çmimit të tij.

Pavarësisht polemikave, kalendari rezulton i shitur plotësisht dhe aktualisht ka një listë pritjeje për blerësit e interesuar.

Kim Kardashian themeloi markën e saj në vitin 2019, fillimisht me emrin “Kimono”. Megjithatë, emërtimi shkaktoi reagime të forta për përvetësim kulturor, pasi lidhej me veshjen tradicionale japoneze.

Pas kritikave, Kardashian vendosi të ndryshonte emrin e kompanisë në Skims.

Në atë kohë, ajo shpjegoi se nuk kishte pasur kurrë qëllim të fyente ndonjë kulturë, por pranoi se nuk e kishte kuptuar se emri fillestar mund të shkaktonte reagime të tilla.

Së fundmi, Kardashian ka përjetuar një tjetër valë kritikash ndaj markës së saj, këtë herë për një produkt që premtonte 12 surpriza festive, por që për shumë klientë nuk justifikoi pritshmëritë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.