Author: korrektpress

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar në kuadër të një hetimi për korrupsion.I dyshuari V.N. është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit special, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.Sipas njoftimit, veprimet procedurale janë ndërmarrë pas grumbullimit të informatave dhe provave fillestare, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi. Rasti po trajtohet në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës.Institucionet e drejtësisë theksojnë se mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në vend.

Read More

Debatet e diskutimet në Big Brother VIP Albania 5 po bëhen edhe më të forta në afro dy muaj nga ky format.Në Top Albania Radio në ambientet e shtëpisë, Mateo Borri ka folur hapur për raportin me Brikena Selmanin, mënyrën si e sheh lojën dhe pozicionin e tij brenda formatit.I pyetur nga Kristi Lamaj nëse marrëdhënia me Brikenën është një nga pikat kryesore të lojës së tij, Mateo theksoi se nuk i përzien ndjenjat me strategjinë. Foto: YouTube“Mateo nuk e ngatërron ndjenjën me lojën dhe këtë ja kam thënë të gjithëve, Brikena për mua s’është lojë. Loja ime këtu brenda…

Read More

Pas vërshimeve të para dy ditëve, situatë e rënduar vazhdon të jetë edhe në Kërçovë, ku një numër i madh i banorëve të lagjes Prilepska, vazhdojnë të qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre. Kërkojnë ndihmën e Qeverisë për të sanuar shtëpitë e tyre, ose në të kundërtën, do mbesim në rrugë thonë banorët.“Nëse na ndihmon Qeverisa mirë do ishte por edhe Social, jemi me njerëz të sëmurë fëmijë. Mu lajmërua vëllai se po të mos më kishte thirr vëllai do mbyteshim e gjithë familja”, tha një banor“Uji tash ka hyrë deri në kulm, s’kemi zgjidhje s’mundemi në këto shtëpi. Apeloj Qeverinë…

Read More

Manchester United po shqyrton mundësinë e një transferimi surprizë për mesfushorin e Liverpool, Alexis Mac Allister, raportojnë mediat angleze.Mac Allister ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2028, por forma e tij këtë sezon nuk ka qenë në nivelin e pritshëm, në një edicion të vështirë për skuadrën nga “Anfield”. Sipas spekulimeve, 27-vjeçari mund të shqyrtojë mundësinë e largimit gjatë afatit kalimtar veror. Manchester United po monitoron edhe alternativa të tjera për mesfushën, si Adam Wharton, Carlos Baleba dhe Elliot Anderson, por transferimi i një lojtari të kalibrit të Mac Allister nga një rival i madh do të ishte një…

Read More

Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka dalë me një sqarim lidhur me skadimin e kontratave të punës të gazetareve Edina Avdiu dhe Hana Marteti.“Kontratat në fjalë kanë qenë me afat të caktuar dhe kanë përfunduar në përputhje të plotë me afatin e përcaktuar dhe me dispozitat ligjore në fuqi. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për shkëputje të kontratave të punës, por me mosvazhdimin e tyre pas skadimit të afatit të përcaktuar”, thuhet në njoftim nga Drejtoria e RTK-së.RTK sqaron se ekziston dallim thelbësor juridik ndërmjet skadimit të kontratës sipas fuqisë ligjore dhe shkëputjes apo ndërprerjes së kontratës nga punëdhënësi.“Ky dallim…

Read More

Të shtunën në Pejë është mbajtur turneu i radhës në Alley Oop për 3×3 te meshkujt.Në këtë turne kanë marrë pjesë nëntë ekipe. Pas shumë ndeshjeve interesante, u zhvillua finalja mjaft interesant ndërmjet Bongo dhe Shqiponjat, ku ekipi Shqiponjat fitoi me shifrat 21:14.Shqiponjat siguroi pjesëmarrjen për super finalen që do të zhvillohet në kryeqytet, ku do të marrin pjesë ekipet finaliste, nga të gjitha qytetet që zhvillohet ky aktivitet.Skuadra fituese mori çmimin prej 300.Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa ky është edicioni i dytë radhazi që po mbahet.“Alley-Oop” është një Program i FIBA Europe, që synon promovimin…

Read More

Reperi i njohur, Getinjo, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pasi publikoi disa pamje në rrjetet sociale ku shihet i shoqëruar nga policë në një aeroport. Videoja u shpërnda në profilin e tij në Instagram, duke ngjallur menjëherë reagime dhe spekulime nga fansat.Artisti nga Ferizaj në ndërkohë shihet se e ka marrë gjithë këtë me sportivitet. Foto: InstagramNë sfond ka vendosur këngën “P9”, bashkëpunimin e tij me Mozzik, çka sugjeron se nuk ka pasur ndonjë tension të dukshëm nga ana e tij.Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga vetë reperi apo nga autoritetet për arsyen e ndalimit apo shoqërimit…

Read More

Në transformimin e koalicionit VLEN në një parti, dy parime janë thelbësore, barazia dhe vendimmarrja konsensuale, vlerëson kryetari i Kuvendit dhe ish-lideri i Alternativës, Afrim Gashi.Gashi ende shpreson se do të arrihet një marrëveshje që VLEN të bëhet parti, përcjell “Sloboden Peçat”.”Kryetari aktual i Alternativës, Bekim Sali, ka mbështetjen time të plotë për të vendosur se si mendon se është më e mira për partinë. Dua t’ju siguroj se po flasim dhe po kërkojmë të gjejmë mënyrën më të mirë për bashkimin e VLEN-it, dhe se kjo do të ketë efekte pozitive, jo vetëm për parti të caktuara politike dhe…

Read More

Franca duhet të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes për ta bërë realitet vetëmjaftueshmërinë evropiane, ka thënë ministri i jashtëm i Gjermanisë.”Ai i referohet vazhdimisht dhe saktë ndjekjes sonë të sovranitetit evropian”, tha Johann Wadephul për presidentin francez, Emmanuel Macron, në një intervistë me transmetuesin publik gjerman Deutschlandfunk. Dhe sipas tij, “kushdo që flet për këtë duhet të veprojë në përputhje me rrethanat në vendin e vet”, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.Sipas mediumit britanik, vendet evropiane po përballen me presion për të rritur aftësitë e tyre mbrojtëse, ndërsa ankthi rritet nëse Uashingtoni do të përdorë fuqinë e tij ushtarake për…

Read More

Kryeministri i Albin Kurti, me ceremoni zyrtare, mirëpriti për takim bilateral Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.”Marrëdhëniet ndërshtetërore, marrëveshjet ndërqeveritare, projektet infrastrukturore me interes të përbashkët dhe mundësitë e reja në këtë mandat të dy qeverive, ishin ndër temat kryesore të diskutimit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. Kurti pret me ceremoni shtetërore kryeministrin Rama në Prishtinë Rama uroi kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe për formimin e Qeverisë, për çka kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij dhe vullnetin e Qeverisë që drejton për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shërbim të…

Read More