Author: korrektpress

Arabia Saudite ka njoftuar se muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë të mërkurën.Oborri mbretëror saudit tha se hëna e re e muajit të shenjtë u pa të martën në mbrëmje dhe se agjërimi do të fillojë të mërkurën, më 18 shkurt, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Pavarësisht kësaj, nga Bashkësia Islame e Kosovës kanë thënë për Telegrafin, se në Kosovë, muaji i Ramazanit fillon të enjten, më 19 shkurt. Kujtojmë se rreth 2 miliardë myslimanë në mbarë botën pritet të fillojnë agjërimin çdo ditë nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit. Vaktia e Ramazanit 2026 në…

Read More

Pas një takimi tre-orësh me Rexhep Selimin në Dhomat e Paraburgimit në Hagë, avokatja Rudina Jasini ka ndarë mendimin e saj për një nga proceset më të ndjekura gjyqësore në historinë e Kosovës.“Kam reflektuar shumë për atë që ka ndodhur në këto 5 vite e ca proces gjyqësor. Me qindra orë konsultime e me mijëra faqe dokumentash të shfletuara dhe prova të analizuara”, shkruan Jasini.Ajo njofton se nesër të katër liderat e UÇK-së do të mbajnë fjalën e tyre të fundit në sallën e gjykimit, ku vendimi pritet të jepet në muajt e ardhshëm.“Ky proces gjyqësor është kthyer në një…

Read More

Artistja me rrënjë shqiptare Donna Dafi po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, teksa së fundmi portali australian i muzikës TAGG – The Alternative Gig Guide i ka kushtuar një artikull të veçantë, duke e cilësuar si një nga zërat më premtues të vitit 2026.Në shkrimin e tyre, mediumi ndalet te projekti i saj më i ri muzikor, Primadonna, të cilin e përshkruan si një këngë të sofistikuar me energji magnetike dhe me një identitet të qartë artistik. Vëmendje të veçantë i kushtohet refrenit me mesazh fuqizues personal “I’m not your Donna, not your primadonna”, që sipas…

Read More

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, informoi sot mediat se janë hapur katër raste në lidhje me sistemin “Safe City”. Ai theksoi se ky projekt ka treguar se mentaliteti ynë mund të ndryshojë shumë shpejt, pra të përshtatet me rregullat.”Janë formuar katër raste. Është e vërtetë që do të ndërmerren veprime sepse është një risi në vendin tonë. Këto raste do të merren shpejt. Nuk mund ta jap analizën time para kohe. E kam deklaruar tashmë qëndrimin tim personal një herë. A ka ky projekt një qëllim legjitim? Po. A është i justifikuar shoqërisht? Po. A janë masat që parashikon…

Read More

Pavarësisht detyrimeve të shumta, futbollistët ndërkombëtarë gjejnë kohë edhe për pasionet e tyre. Njëri prej tyre është ylli i Real Madrid, Vinicius Junior, i cili pas stërvitjeve relaksohet duke luajtur videolojëra.Megjithatë, një gjë është një mënyrë e shëndetshme për t’u çlodhur dhe shpërqendruar, dhe tjetër gjë është të kalosh shumë orë para ekranit. Këtë e pranoi vetë sulmuesi i “Los Blancos” në një bisedë me Ibai Llanos, transmetues dhe komentator i njohur i esports.Vinicius zbuloi rutinën e tij të përditshme: stërvitje, kthim në shtëpi, pushim, ushqim dhe më pas kohë për lojëra në konsolë. Braziliani tha se nga ora 19:00…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar sot në përvjetorin e 18-të të Pavarësisë së Kosovës se 17 shkurti është përmbledhje e sakrificave, qëndresës dhe besimit në shenjtërinë e lirisë.Në një deklaratë për media, Rama ka theksuar se liria e vendit mban fytyra, emra dhe histori të gjalla, të ndërtuara mbi sakrificën e të burgosurve politikë, vizionin paqësor të doktor Ibrahim Rugovës dhe gjakun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”17 shkurti është vijë ndarëse mes epokave, është përmbledhje sakrifice, qëndrese dhe besimi tonë kolektiv në shenjtërinë e lirisë. E kjo liri mban emra, mban fytyra, mban histori të gjalla. Ajo u…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë sot një mesazh të veçantë nga takimi me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të festimeve për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale shkroi se 18 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës i bëri bashkë. “18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës na bëri bashkë me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në një atmosferë festive. Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës dhe qytetarëve tanë, Zoti President!” , shkroi Osmani.Takimi u zhvillua në një atmosferë festive, duke forcuar lidhjet mes dy vendeve dhe duke ritheksuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe…

Read More

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se për shkak të reshjeve të borës është ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda në Strazhë.”Nga ora 17:00, është vendosur ndalim për lëvizjen e automjeteve të rënda në rrugën Gostivar-Strazhë-Kërçovë dhe anasjelltas për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe mbylljes së rrugëve”, thonë nga LAMM.Nga atje thonë se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar./Telegrafi/

Read More

Në qytetin e Gjirokastrës, në 18-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, mjeshtrja qëndistare Eli Zhulati ka punuar suvenire të veçanta ku prezantohen imazhet e shtetit kosovar dhe simboleve tona kombëtare. Plot emocion ajo ka realizuar në qëndisje flamurin e Kosovës si simbolikë e këtij përvjetori të veçantë.“Nga kjo mendova që pjesë e festimeve të tyre të ishin edhe disa punë të vogla artizanale të bëra nga kjo punishte, unë kam qenë disa herë në Kosovë, mirëpo verën që kaloi vajzat e vogla të lindura në Gjirokastër gjatë atij eksodi të madh të Kosovës erdhën dhe ishin shumë të entuziazmuara…

Read More

Në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, mirëpriti në sallën e Kuvendit Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.Haxhiu theksoi se ky takim shërben si reflektim i bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve dhe i mbështetjes së vazhdueshme të Shqipërisë për Kosovën. Ajo tha:“E falënderova për vizitën dhe urimet, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës, para e gjatë luftës sikurse edhe në periudhat e mëvonshme të shtetndërtimit dhe integrimit ndërkombëtar”, tha Haxhiu.Gjatë takimit, u diskutuan sfidat e përbashkëta dhe…

Read More