KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zubimendi në radarët e Real Madridit, Chelsea dhe Atletico Madrid-it

Zubimendi në radarët e Real Madridit, Chelsea dhe Atletico Madrid-it

Martin Zubimendi mund të jetë një nga emrat më të përfolur në afatin kalimtar të janarit, pasi interesimi për mesfushorin spanjoll po rritet nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Sipas raportimeve të “The Independent”, Real Madridi, Atletico Madridi dhe Chelsea po e monitorojnë nga afër situatën e 27-vjeçarit, i cili aktualisht është pjesë e Arsenalit.

 Zubimendi nuk po kalon periudhën më të mirë në Londër, pasi konkurrenca në mesfushën e skuadrës së Mikel Artetës është shtuar ndjeshëm pas transferimit të Bruno Guimaraes nga Newcastle United.

Të tre klubet kanë nevojë për një mesfushor, ndërsa Zubimendi shihet si një nga të paktët lojtarë të nivelit të lartë që mund të jetë i disponueshëm në dritaren e ardhshme të transferimeve.

Arsenalit i duhet një anësor për fazën e tranzicionit një lojtar i shpejtë që mund ta avancojë topin me shpejtësi në fushë por gjasat janë të pakta që ata të veprojnë pa realizuar më parë një shitje të rëndësishme.

Arsenal thuhet se kërkon rreth 72 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.

Në anën tjetër, Chelsea është gjithashtu në garë, me trajnerin Xabi Alonso që dëshiron sërish të bashkëpunojë me futbollistin, të cilin e njeh nga koha te Real Sociedad B.

Ndërkohë në anën tjetër, Real Madrid po shqyrton mundësinë e transferimit të Martin Zubimendit në merkaton e janarit. Mesfushori spanjoll, i cili aktualisht luan te Arsenali, është në radarët e gjigantit madrilen/IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.