- David Beckham feston ditëlindjen e 51-të, Victoria e uron duke i publikuar një fotografi të tij me të brendshme
- Nga burgu në spital, fitueses iraniane të çmimit Nobel për Paqe i përkeqësohet gjendja shëndetësore
- Milani po konsideron transferimin e ‘yllit të harruar’ të Arsenalit
- 26 vjetori i AAK-së, Haradinaj: Bashkë me qytetarët, drejt fitoreve të reja
- Operacion antidrogë në Elbasan – shoqërohen 26 persona, sekuestrohen kokainë dhe kanabis
- Aliu: Përmes telemjekësisë, do të lidhën mjekët nga diaspora me pacientët në vend
- Detaji i ri i bukurisë: Aroma për flokë që zgjat me orë të tëra
- Barcelona identifikon zëvendësuesin e Raphinhas
Author: korrektpress
Kryeqyteti i Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajeva, shënoi fillimin e Ramazanit me një të shtënë tradicionale nga topi, e lëshuar nga Kalaja historike e Verdhë, duke ruajtur një zakon shekullor që daton nga periudha osmane.Qindra fëmijë dhe familje u mblodhën në Bashçarshi, zonën e vjetër të qytetit, para thirrjes ezanit të akshamit dhe marshuan drejt kalasë duke mbajtur balona me ngjyra.Zëra të gëzuar jehuan përgjatë rrugëve prej guri të epokës osmane, duke i dhënë një atmosferë festive ambientit shpirtëror të Sarajevës.Procesioni krijoi pamje tërheqëse vizuale, teksa fëmijët shprehën entuziazmin e tyre dhe familjet ndanë gëzimin e festës.Me të shtënën e topit,…
Apple po punon në tre pajisje të reja, sipas një raporti të ri nga Mark Gurman i Bloomberg.Kompania dyshohet se po zhvillon syze inteligjente, AirPods me kamera dhe “aftësi të zgjeruara të AI-së” dhe “një varëse që mund të fiksohet në një këmishë ose të bartet si gjerdan”, transmeton Telegrafi.Të tri këto po “ndërtohen rreth asistentit digjital Siri”, i cili do të “mbështetet në kontekstin vizual për të kryer veprime”. Të gjitha produktet do të çiftëzohen me një iPhone dhe të gjitha do të kenë kamera, por AirPods dhe varësja do të vijnë me kamera me rezolucion më të ulët…
Pas incidentit të turpshëm të së martës në mbrëmje, kur ylli i Real Madrid, Vinicius Jr, u bë objekt i ngacmimeve raciste nga Gianluca Prestianni i Benficas në Lisbonë, qeveria portugeze ka vendosur të ndërhyjë.Incidenti ndodhi rreth dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, menjëherë pasi Vinicius shënoi një gol të mrekullueshëm që i dha Real Madrid avantazhin në ndeshjen e parë të fazës ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve.Duke mbuluar gojën me fanellën e tij, Prestianni tha diçka, gjë që shkaktoi reagim të menjëhershëm nga Vinicius, i cili iu afrua gjyqtarit dhe njoftoi se ishte ofenduar racialisht, duke çuar…
Një burrë është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në rrugën “Xhelal Hajda” në Prishtinë.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.“Sot rreth orës 19:00 policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Xhelal Hajda’ në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse Policia ka filluar me hetimin e rrethanave për sqarimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Pllana.Autoritetet…
Koordinatori i Grupit Parlamentar të koalicionit VLEN, Bekim Qoku në emisionin Click Plus në TV21, foli edhe për zhvillimet e fundit që ndodhën në Lëvizjen Besa. Qoku theksoi se Lëvizja Besa mund ta braktisë Qeverinë, vetëm nëse VLEN-i e braktisë Qeverinë, duke shtuar se BESA është VLEN, VLEN-i është Besë.”Lëvizja Besa mund ta braktisë Qeverinë, vetëm kur e braktis VLEN-i Qeverinë”, tha Qoku. – Nëse del Lëvizja Besa, del komplet VLEN-i?”Jo vetëm nëse del BESA del VLEN-i, por çdo vendim i Besës, është vendim i VLEN-it. Besa është VLEN, VLEN-i është Besë, edhe pak, sepse shpresoj të mos ketë, as…
Shoqata “Qyteti i Gjelbër Njerëzor” paralajmëron për një problem me qentë që lëshohen në Shkup nga qytete të tjera.Sipas tyre, ky problem krijon kriza artificiale dhe mund të keqpërdoret si justifikim për eutanazinë masive të kafshëve të pastreha.”Për muaj të tërë, njoftimet për qentë që sillen në Shkup nga qytete të tjera janë shumëfishuar. Me to, po shumëfishohen edhe pamjet e pakëndshme të ndërveprimeve të padëshiruara kafshë-njeri”, thotë shoqata. Ata kujtojnë se kjo nuk është hera e parë që krijohet një problem i tillë me qëllim që të justifikohet politikisht “zgjidhja” e çështjes përmes eutanazisë.Në deklaratë theksohet se në të…
Në ndeshjen e parë të play-off-it të Ligës së Kampionëve, Newcastle United ka arritur një fitore të jashtëzakonshme si mysafir ndaj Qarabag , duke shënuar një hap të madh drejt fazës grupore të këtij sezoni. Rezultati përfundimtar ishte 6-1, duke treguar dominimin total të anglezëve gjatë gjithë 90 minutave.Anthony Gordon ishte protagonist absolut i ndeshjes, duke shënuar katër gola në pjesën e parë dhe duke treguar formë të jashtëzakonshme. Ai hapi rezultatin në minutën e 3’ pas një asistimi të Dan Burn, ndërsa më pas shënoi golin e dytë në minutën e 32’ nga një penallti. Pas disa sekondash, Gordon…
Drejtori i Inspekcionit, së bashku me inspektorin e Komunës së Obiliqit, kanë filluar zbatimin e vendimit që ka hyrë në fuqi më 15.02.2026, lidhur me ndalimin e hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara.Pas paralajmërimeve të vazhdueshme për masat ndëshkuese ndaj shkelësve, sot në fshatin Palaj është evidentuar një qytetar duke hedhur mbeturina në mënyrë të kundërligjshme.Në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndaj tij është shqiptuar gjobë nga Inspektorati i Komunës në vlerë prej 1,000 (një mijë) euro.Institucionet komunale mbeten të përkushtuara në zbatimin e ligjit dhe u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat për mbrojtjen e…
Emri i Alessandro Bastoni është sërish në qendër të tregut evropian. Qendërmbrojtësi italian po formësohet si një nga protagonistët kryesorë verën e ardhshme, me të ardhmen e tij që po drejtohet drejt një përballjeje të vërtetë mes gjigantëve.Që prej një kohe, Barcelona e ka konsideruar si një prioritet për të forcuar linjën mbrojtëse. Megjithatë, konkurrenca është intensifikuar në javët e fundit.Alessandro Bastoni është një nga mbrojtësit më të kompletuar në Serie A. Në moshën 26-vjeçare, ai kombinon shpërndarje të pastër të topit, udhëheqje mbrojtëse dhe përvojë në kompeticione evropiane.Taktikisht, ai është profili ideal për një skuadër që synon të ndërtojë…
Festivali më i madh i muzikës në vend, Sunny Hill Festival, ka zbuluar zyrtarisht datat për edicionin e vitit 2026, duke konfirmuar se ngjarja e shumëpritur do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Prishtina.Sipas njoftimit zyrtar, lokacioni mbetet i njëjtë si në edicionet e fundit — parku i festivalit në Bernicë e Epërme, i cili tashmë është shndërruar në një pikë referimi për adhuruesit e muzikës dhe eventeve të mëdha verore. Organizatorët paralajmërojnë se së shpejti pritet edhe publikimi i emrave të artistëve që do të performojnë në skenën e festivalit. View this post on Instagram…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari