Author: korrektpress

Kryeministri Albin Kurti ka thirrur mbrëmë një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë për të diskutuar tensionet e fundit në Lindjen e Mesme dhe operacionin “Epic Fury” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit.Në fjalën e tij, Kurti theksoi qëndrimin e qartë të institucioneve të Kosovës,“Institucionet e Republikës së Kosovës qëndrojnë të palëkundur përkrah miqve dhe aleatëve tanë strategjikë, e në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin për media.Sipas tij, veprimet e SHBA-së kundër objektivave të regjimit në Iran janë të drejtuara drejt parandalimit…

Read More

Vinicius Junior ka rikthyer formën e tij më të mirë te Real Madrid, duke shënuar në secilën nga pesë ndeshjet e fundit dhe duke i heshtur kritikët që dikur sugjeronin largimin e tij. Ylli brazilian 25-vjeçar ndihet përsëri i rëndësishëm nën drejtimin e trajnerit të ri Alvaro Arbeloa, i cili theksoi: “Dua që Vinícius të jetë i lumtur”, duke i rikthyer besimin që i kishte munguar.Klubi ka ofruar mbështetje të plotë, duke e ndihmuar atë të rikthehet si një lojtar vendimtar. Vinicius ka shënuar tashmë 13 gola dhe ka dhënë 11 asistime këtë sezon, duke treguar presion, punë mbrojtëse dhe…

Read More

Gjatë ditëve të fundit, tensionet mes Mirit dhe Selin kanë qenë evidente, ndërsa pyetja e ndjenjave ka qenë gjithmonë në qendër të debatit. Në Prime të transmetuar mbrëmë, Miri i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë Selinës: a kishte ndjenja për të. Përgjigja e saj ishte e qartë dhe nuk munguan përplasjet mes tyre.Miri: “Unë gjatë gjithë këtyre 60 ditëve nuk e kam besuar kurrë që Selin kishte ndjenja për mua. Por, meqë po bëhet një rezyme shumë e gjatë, unë kam menduar shumë gjëra që kanë ndodhur që nga dita e parë, Selin më pyeti në sy nëse kam ndjenja…

Read More

Nga data 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalet e vendosura të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë -…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se do të mbledhë Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, sot në orën 12:00 në hotelin “Emerald”.Mbledhja vjen pas një takimi të Kurtit me kreun e Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamzën, por ende nuk dihet nëse do të merret vendim për kandidaturën e Presidentit të Kosovës.Para mediave, Kurti deklaroi se mbledhja është thirrur kryesisht për qëllime statutor dhe për përgatitjet e vitit zgjedhor 2026:“Ne do ta kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nesër. Natyrisht që mbledhjen e nesërme nuk e kemi thirrur enkas për çështjen e…

Read More

Jesse Lingard është gati të bashkohet me Corinthians, me gazetarin e njohur Fabrizio Romano që e ka konfirmuar transferimin me shprehjen e tij karakteristike “Here we go”.Është arritur një marrëveshje verbale për një kontratë njëvjeçare, e cila përfshin edhe opsionin e zgjatjes për një sezon tjetër.Lingard do të transferohet si lojtar i lirë, pavarësisht ofertave që kishte nga klube të Major League Soccer, pas dy viteve të tij te FC Seoul.Rregullimet e udhëtimit dhe vizitat mjekësore janë hapat e radhës përpara se ai të nënshkruajë zyrtarisht me “Timao”, duke hapur kështu një kapitull të ri në karrierën e ish-mesfushorit të…

Read More

Gjatë raundit të mëparshëm të negociatave, Rusia ra dakord për garancitë e sigurisë për Ukrainën të propozuara nga Shtetet e Bashkuara.Kjo është thënë nga Kyrylo Budanov, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, në një takim me gazetarët, raporton Ukrinform, përcjell Telegrafi.Sipas tij, gjatë raundit të mëparshëm të bisedimeve, pala ruse tha shprehimisht se pranonte garancitë e sigurisë që Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë Ukrainës.”Lidhur me garancitë e sigurisë. Në negociatat e mëparshme, për shembull, pala ruse deklaroi drejtpërdrejt se do të pranonte garancitë e sigurisë që Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë Ukrainës. […] Ajo që Shtetet e…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve që ai i cilësoi si të “verbëra dhe të dëshpëruara” nga Irani kundër Emiratet e Bashkuara Arabe, duke i konsideruar ato si kërcënim për stabilitetin rajonal dhe sigurinë ndërkombëtare.Në një deklaratë publike, Rama theksoi se sulmet nuk janë thjesht kundër një shteti sovran, por ndaj vetë idesë së një Lindjeje të Mesme të ndërtuar mbi paqen dhe bashkëpunimin.“Sulmet e verbëra dhe të dëshpëruara të Republikës Khomeiniste kundër Emirateve të Bashkuara Arabe nuk janë thjesht një sulm ndaj një kombi sovran. Ato janë një sulm ndaj stabilitetit, prosperitetit dhe vetë idesë…

Read More

Christian Chivu këmbëngul se “Scudetto nuk është fituar ende” pas fitores së tetë radhazi në Serie A, teksa skuadra e tij mposhti Genoan me rezultat 2-0.Interi kishte nevojë për një reagim pas eliminimit befasues nga Bodo/Glimt në Ligën e Kampionëve, ku humbi të dyja ndeshjet e play-off-it, si në shtëpi ashtu edhe jashtë.Sfida ndaj Genoas rezultoi më e vështirë sesa pritej. Zhbllokimi erdhi falë një momenti magjik nga Federico Dimarco, i cili realizoi një volej spektakolar, ndërsa fitorja u vulos nga penalltia e saktë e Hakan Çalhanoglu pas prekjes me dorë të Alex Amorim.“Ne ishim të vetëdijshëm për rëndësinë e…

Read More

Dy raste të ndara të lëndimeve trupore janë raportuar gjatë orëve të mbrëmjes dhe pas mesnatës në Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut, ku viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa policia ka ndërmarrë veprime ndaj të dyshuarve.Sipas njoftimeve zyrtare, rasti i parë ka ndodhur në Leposaviq më 28 shkurt 2026, rreth orës 01:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar, meshkuj dhe shtetas të Serbisë. Pas incidentit, viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe, pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje.Ndërkaq, një rast…

Read More