Enti Shtetëror për Auditimit kontrolloi pasqyrat financiare dhe përputhshmërinë e Inspektoratit Shtetëror të Tregut për vitin 2024. U gjetën parregullsi dhe mospërputhje, prandaj u shpreh një mendim i pafavorshëm mbi realitetin dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe një mendim i kualifikuar mbi përputhshmërinë me rregulloret ligjore.
Në vitin 2024, ISHP kreu 28,263 inspektime, 21,108 të rregullta, 5,106 të jashtëzakonshme dhe 2,049 kontrolle. Mbikëqyrja u krye nga 148 inspektorë, pra vetëm 47 përqind e 313 vendeve të sistematizuara të punës. Pesë departamente nuk kanë menaxherë, ndërsa auditimi përcaktoi gjithashtu edhe shpërndajre të zyrtarëve administrativë në vendet e punës së inspektorit.
Në periudhën janar-tetor 2024, u morën 19 vendime për caktim pa fonde të siguruara dhe pa u parashikuar në Planin Vjetor të Punësimit. Në dhjetor, 17 vendime u anuluan, dhe punonjësit u kthyen në vendet e tyre të mëparshme të punës.
Regjistrat dhe sistemi i informacionit për menaxhimin e mbikëqyrjes së inspektimit nuk janë krijuar ende, dhe aplikacioni “E-Inspektor” nuk është vënë plotësisht në përdorim. ISHP nuk ka një bazë të dhënash të vetme elektronike me një metodologji vlerësimi të riskut, gjë që e bën të vështirë planifikimin dhe monitorimin e aktiviteteve të inspektimit.
Vlen të përmendet veçanërisht Departamenti i Inspektimit të Sigurisë së Produkteve, ku u plotësuan vetëm pesë nga 14 pozicionet e planifikuara. Në periudhën 2022-2025, me mbështetje përmes projekteve ndërkombëtare, u kryen analiza laboratorike të produkteve, gjatë të cilave u tërhoqën nga tregu 40 produkte. Auditimi paralajmëron se pas përfundimit të projekteve, është e pasigurt nëse këto kontrolle do të vazhdojnë për shkak të fondeve të kufizuara buxhetore.
Gjithashtu u përcaktua se ISHP nuk ka ambiente të përshtatshme për ruajtjen e sendeve të sekuestruara derisa ato t’i dorëzohen Agjencisë për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara, gjë që krijon rrezik për trajtim të papërshtatshëm dhe humbje financiare.
Në operacionet financiare, u përcaktua se inventari i aseteve dhe detyrimeve nuk ishte kryer plotësisht, ndërsa materialet e zyrës me vlerë 1.107 milion denarë, formularët e inspektimit me vlerë 791 mijë denarë dhe gomat e makinave me vlerë 249 mijë denarë nuk ishin të regjistruara në evidencat materiale./Telegrafi/