Atletico Madridi ka arritur të marrë një pikë me mjaft vlerë duke barazuar 1-1 në udhëtim ndaj Stuttgartit në Champions League, pavarësisht se e përfundoi ndeshjen me dhjetë futbollistë.
Gjermanët kaluan të parët në epërsi në fund të pjesës së parë përmes Jamie Leweling, goditja e të cilit u devijua në rrjetë nga Martin Hjulmand, transmeton Klankosova.tv.
Mirëpo, mysafirët reaguan shpejt në fraksionin e dytë, kur Julian Alvarez realizoi një gol të bukur pas asistimit të Ademola Lookman për të barazuar shifrat në 1-1.
Përpjekjet e madrilenëve për përmbysje u ndërprenë në mesin e pjesës së dytë, pasi Hjulmand u ndëshkua me karton të kuq direkt për një ndërhyrje të rrezikshme.
Me një lojtar më pak, skuadra e Diego Simeones u mbrojt me sukses nga sulmet e vazhdueshme të vendasve deri në vërshëllimën e fundit.
Pas këtij barazimi, Stuttgarti numëron shtatë pikë në tri ndeshjet e para të fazës së ligës, ndërsa Atletico Madridi mbetet në kuotën e katër pikëve.

