813 milionë euro të hyra tatimore janë mbledhur deri më tani, 100 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo 14% rritje.
Sipas një njoftimi për media thuhet se kjo performancë e të hyrave tregon një trend të fuqishëm të rritjes dhe një nivel gjithnjë e më të lartë të mbledhjes së të hyrave tatimore.
“Vetëm brenda një viti, të hyrat janë rritur për afro 100 milionë euro, duke dëshmuar qartë për përmirësimin e performancës në mbledhjen e tatimeve, por edhe për zgjerimin e bazës tatimore përmes përfshirjes së më shumë tatimpaguesve dhe aktiviteteve ekonomike në sistemin formal”, thuhet në njoftim.
Po ashtu siç thuhet në njoftim me këtë ritëm të rritjes, Administrata Tatimore e Kosovës është shumë pranë tejkalimit të pragut prej 1 miliard euro të hyra tatimore një rezultat i rëndësishëm dhe një tjetër dëshmi e performancës së lartë të ATK-së. /Telegrafi/