KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Aston Martin shet një pjesë të aksioneve për të shpëtuar kompaninë

Aston Martin shet një pjesë të aksioneve për të shpëtuar kompaninë

Prodhuesi britanik i makinave luksoze Aston Martin ka vendosur të shesë kontrollin e shumicës së të drejtave të markës së saj, në një përpjekje për të përballuar presionin financiar.

Kompania ka rënë dakord t’i kalojë 50.1% të të drejtave të markës për produktet jo-automobilistike grupit amerikan Authentic Brands, si pjesë e një pakete financimi prej 550 milionë paundësh (rreth 738 milionë dollarë) të udhëhequr nga HPS Investment Partners.

Marrëveshja e ndan emrin Aston Martin në dy pjesë: njëra do të mbetet për makinat dhe aktivitetet në Formula 1, ndërsa tjetra do të përfshijë produktet e modës, aksesorët, artikujt promocionalë dhe licencimet e tjera.

Aston Martin, e njohur për makinat sportive luksoze dhe lidhjen me markën James Bond, po përballet prej kohësh me sfida financiare dhe kosto të larta zhvillimi.

Kompania shpreson se kjo marrëveshje do t’i sigurojë kapitalin e nevojshëm për të vazhduar aktivitetin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.