KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Asllani: “Jam pa fjalë për supergolin e Muçit!”

Asllani: “Jam pa fjalë për supergolin e Muçit!”

Shqipëria ia del të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, Liga C, pas suksesit 2 – 0 ndaj Finlandës në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Pas përfundimit të sfidës, para mediat foli Kristjan Asllani:

“Jemi shumë të lumtur. Stadiumi ishte plot dhe jemi të kënaqur. Ishte një ndeshje e vështirë. Finlanda pati disa shanse në pjesën e parë. Tri pikë përpara tifozëve tanë, nuk ka gjë më të bukur.

Pashë një video tani. Supergol i Muçit, jam pa fjalë! Jam shumë i lumtur për Ernestin, e meriton shumë. E di sa ka vuajtur dhe që nuk ka qenë pranë nesh. Është një lojtar me shumë kualitet dhe na ndihmon shumë.

E pamë që ndaj San Marinos gabuam shumë gjëra. Sot i lamë të gjitha në fushë: shpirtin dhe zemrën. E mbyllëm me një fitore të bukur dhe jemi shumë të lumtur.”

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.