KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

ASK: Në gusht ranë lindjet dhe shkurorëzimet, u rritën vdekjet dhe kurorëzimet

ASK: Në gusht ranë lindjet dhe shkurorëzimet, u rritën vdekjet dhe kurorëzimet

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet gjatë muajit gusht 2026.

Sipas ASK-së, gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 2.500 lindje brenda dhe jashtë Kosovës, që paraqet një rënie prej 7,1 për qind krahasuar me korrikun.

Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 1.284 ishin meshkuj dhe 1.216 femra.

Ndërkohë, gjatë gushtit janë regjistruar 967 raste të vdekjeve brenda dhe jashtë Kosovës. Prej tyre, 524 ishin meshkuj dhe 443 femra.

Krahasuar me muajin korrik, numri i vdekjeve është rritur për 10,8 për qind.

Në anën tjetër, gjatë gushtit janë regjistruar 1.943 kurorëzime, apo 44,6 për qind më shumë se në muajin paraprak.

Sa u përket shkurorëzimeve, në Kosovë janë regjistruar 97 raste gjatë gushtit. Ky numër është zvogëluar për 42,3 për qind krahasuar me korrikun.

ASK ka bërë të ditur se të dhënat janë preliminare dhe bazohen në të dhënat administrative të Agjencisë së Regjistrit Civil të Kosovës (ARC). /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.