KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Ashley Roberts rikrijon pamjen ikonike të Madonnës në festën e lansimit të albumit “Confessions II”

Ashley Roberts rikrijon pamjen ikonike të Madonnës në festën e lansimit të albumit “Confessions II”

Ashley Roberts tërhoqi vëmendjen në festën e lansimit të albumit të ri të Madonnës, “Confessions II”, duke u shfaqur me një paraqitje të frymëzuar nga një prej dukjeve më ikonike të Mbretëreshës së Popit.

Ish-anëtarja e grupit Pussycat Dolls u paraqit me një fustan korse ngjyrë vjollcë, i ngjashëm me veshjen që Madonna kishte veshur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy në vitin 2006.

Eventi u mbajt në Magazine London, ku Madonna festoi publikimin e albumit të saj të 15-të në studio, shkruan DailyMail.

Në mbrëmjen festive morën pjesë edhe emra të tjerë të njohur, përfshirë aktoren Jaime Winstone, e cila rikrijoi disa nga paraqitjet më të famshme të Madonnës nga vitet e 80-ta dhe të 90-ta, duke i bërë homazh stileve që kanë shënjuar karrierën e artistes.

“Confessions II”, i publikuar më 3 korrik, vjen si vazhdim i albumit të suksesshëm Confessions on a Dance Floor dhe shënon rikthimin e Madonnës me materiale të reja muzikore, pas turneut të saj botëror “Celebration”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.