Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Fryrje barku, lodhje dhe tretje e dobët? Shkaku mund të jetë më i fshehtë nga sa mendoni

    June 23, 2026

    BE në Kosovë vendos zërin e të rinjve dhe mundësitë evropiane në qendër të diskutimit

    June 23, 2026

    Formacionet zyrtare, Porugali – Uzbekistan: Ronaldo kërkon fitoren dhe golin e parë

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Fryrje barku, lodhje dhe tretje e dobët? Shkaku mund të jetë më i fshehtë nga sa mendoni
    • BE në Kosovë vendos zërin e të rinjve dhe mundësitë evropiane në qendër të diskutimit
    • Formacionet zyrtare, Porugali – Uzbekistan: Ronaldo kërkon fitoren dhe golin e parë
    • Policia ka konfiskuar mbi 6 mijë patentë shoferë këtë vit
    • #78: Shëndeti në rend të parë – Pasionare Xharra-Budima, Specialiste e Ortodoncisë
    • Gashi në Sofje: Dialogu është çelësi i rajonit, RMV kërkon proces të drejtë eurointegrues
    • Operacion i madh në Ankara – para samitit të NATO-s, arrestohen 209 persona
    • Operacion i madh në Ankara – para samitit të NATO-s, arrestohen 209 persona
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Tuesday, June 23
    • Ballina
    • Lajme

      Alba Health drejt hapjes zyrtare: Edhe 3 ditë deri te ngjarja në Cyrih

      June 23, 2026

      Supergirl parapremierë ekskluzive në CineStar

      June 23, 2026

      World Cup 2026: The Economic Impact on Europe

      June 23, 2026

      Cybersecurity in the EU: The challenges and steps towards a safer Digital Europe

      June 23, 2026

      Cybersecurity in the EU: The challenges and steps toward a safer Digital Europe

      June 23, 2026
    • Bota
      • SHBA
      • Donald Trump
      • Rusia
      • Ukraina
      • Kriza në Ukrainë
      • Venezuela
      • Irani
      • Serbia
      • Bashkimi Evropian
      • Volodymyr Zelensky
    • Sport
      • Transferimet
      • Premier League
      • La Liga
      • Real Madrid
      • Barcelona
      • Serie A
      • Man Utd
      • Liverpool
      • Chelsea
      • Man City
      • Juventus
      • Arsenal
      • Bayern Munich
      • Ac Milan
      • Superliga e Kosovës
    • Zgjedhjet

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

      June 23, 2026

      Vazhdon rinumërimi i votave në QNR

      June 19, 2026

      Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Kurti me një video mesazh

      June 18, 2026

      Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

      June 11, 2026
    • Moti

      Java nis me kthjellime dhe temperatura të larta në Shqipëri

      June 22, 2026

      Sot mot i kthjellët dhe me diell

      June 15, 2026

      Mot me vranësira dhe intervale me diell

      June 7, 2026

      Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

      May 30, 2026

      Rikthehet dielli, si parashikohet moti në Shqipëri për këtë të premte

      May 1, 2026
    • Video
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Arti është politikë dhe politika është art

    Arti është politikë dhe politika është art

    korrektpressBy korrektpressApril 21, 2026 Arti 5 Mins Read
    Arti është politikë dhe politika është art
    Arti është politikë dhe politika është art
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga: Bledar Kurti

    Ekziston një dëshirë e vazhdueshme për ta konceptuar artin si një hapësirë të pastër, të çliruar nga pesha e politikës, një territor ku estetika mbizotëron mbi ideologjinë dhe ku krijimtaria jeton e paprekur nga konfliktet e pushtetit. Por, kjo është më shumë një fantazi romantike sesa një realitet historik.

    Arti nuk lind në vakum; ai është produkt i kohës së vet, i tensioneve shoqërore dhe i strukturave të pushtetit që e rrethojnë. Në këtë kuptim, arti dhe politika nuk janë thjesht të lidhura, por të ndërthurura në mënyrë organike.

    Që nga antikiteti, arti ka shërbyer si një formë reflektimi dhe interpretimi të realitetit politik. Tragjeditë e Greqisë së lashtë nuk ishin vetëm rrëfime estetike, por analiza të thella mbi drejtësinë, fatin dhe pushtetin. Arti, pra, nuk është vetëm pasqyrë; ai është një instrument që ndërton kuptim.

    Kjo ndërthurje bëhet edhe më e dukshme në artin pamor, veçanërisht në pikturë. Gernika e Pablo Picassos mbetet një nga dëshmitë më të fuqishme të kësaj marrëdhënieje. E krijuar në kontekstin e Luftës Civile Spanjolle, kjo vepër nuk është thjesht një reagim artistik, por një akt akuze ndaj dhunës dhe barbarisë. Fragmentimi i figurave, ankthi i përhapur dhe mungesa e një rendi të qartë vizual krijojnë një gjuhë që tejkalon propagandën dhe depërton në ndërgjegjen kolektive. Këtu arti nuk pasqyron politikën, ai e sfidon atë.

    Në të kundërt, piktura Napoleoni duke kaluar Alpet e Jacques-Louis Davidit ilustron se si arti mund të instrumentalizohet nga pushteti. Napoleoni paraqitet si figurë heroike, pothuajse mitologjike, i hipur mbi një kalë madhështor dhe realiteti historik transformohet në një narrativë glorifikuese ndërkohë që e vërteta është që ai i kaloi Alpet mbi një gomar. Kjo është estetika në shërbim të politikës, një formë e sofistikuar propagande që synon të ndërtojë legjitimitet përmes imazhit.

    Në të njëjtën linjë, Liria drejton popullin nga Eugène Delacroix nuk është vetëm një përshkrim i Revolucionit Francez, por një mitizim i saj. Figura alegorike e Lirisë nuk dokumenton historinë; ajo e transformon atë në një simbol mobilizues. Arti, në këtë rast, bëhet një gjuhë politike që frymëzon dhe orienton ndërgjegjen kolektive.

    Një dimension tjetër i kësaj marrëdhënieje shfaqet në veprën Tre maji 1808 të Francisco Goyas. Kjo pikturë nuk glorifikon luftën, por e çmonton atë. Viktima anonime përballë një makinerie të ftohtë ushtarake shndërrohet në simbol të individit të shtypur nga pushteti. Këtu arti nuk është propagandë; ai është rezistencë.

    Në shekullin XX, arti merr një dimension edhe më të vetëdijshëm politik. Shkrimtarë si George Orwell e përdorën krijimtarinë si një mjet për të sfiduar totalitarizmin. “Në kohë mashtrimi universal, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar”, shprehej ai, një thënie që e vendos artin në qendër të betejës për të vërtetën. Në të njëjtën frymë, Bertolt Brecht e përkufizonte artin jo si pasqyrë, por si një çekiç për të formësuar realitetin.

    Por, arti nuk është vetëm i drejtuar nga jashtë; ai është edhe një eksplorim i brendshëm që shpesh rezulton politik. Veprat e Frida Kahlo janë një shembull i qartë: identiteti, trupi dhe dhimbja personale ndërthuren me kontekstin shoqëror dhe ideologjik. Intimja bëhet politike.

    Megjithatë, ndoshta aspekti më i ndërlikuar i kësaj marrëdhënieje është ideja e neutralitetit. A mund të ekzistojë arti apolitik? Edhe kur një vepër përpiqet të shmangë çdo angazhim, ajo në fakt bën një zgjedhje, zgjedhjen për të mos reaguar. Dhe kjo, në vetvete, është një pozicion politik.

    Në realitetin bashkëkohor, ku imazhi ka marrë një rol dominues në komunikim, arti vazhdon të jetë një fushë beteje për narrativat. Nga piktura klasike te format digjitale, artistët vazhdojnë të sfidojnë pushtetin, të ekspozojnë padrejtësitë dhe të krijojnë hapësira për reflektim kritik.

    Në fund, ndarja mes artit dhe politikës nuk është vetëm e pamundur, ajo është edhe e padëshirueshme. Pikërisht në tensionin mes tyre lind arti që ka peshë, që sfidon, që trondit dhe që mbetet. Sepse arti nuk është thjesht një mënyrë për të parë botën; ai është një mënyrë për ta ndryshuar atë. Përmes artit edhe Lulediej të vdekur të Van Goghut përcjellin një mesazh epokal.

    Nga ana tjetër, oolitika është art, sepse nuk është thjesht një proces mekanik i marrjes së vendimeve, por një aftësi e ndërlikuar që kërkon zgjuarsi, intuitë dhe kreativitet. Ashtu si një artist që përdor ngjyrat për të krijuar një tablo harmonike, politikani përdor fjalën, strategjinë dhe kompromisin për të ndërtuar marrëdhënie dhe për të arritur qëllime në një shoqëri të larmishme.

    Në politikë nuk ekziston gjithmonë një përgjigje e saktë apo një rrugë e vetme për zgjidhjen e problemeve. Kjo kërkon aftësi për të kuptuar njerëzit, për të lexuar situatat dhe për të përshtatur veprimet sipas rrethanave. Një politikan i suksesshëm duhet të dijë të balancojë interesa të ndryshme, shpeshherë të kundërta, duke krijuar një “kompozim” që i shërben të mirës së përbashkët, qeverisjes apo kohëzgjatjes së pushtetit.

    Gjithashtu, politika është art sepse lidhet ngushtë me komunikimin. Fjalimet, debatet dhe mënyra se si paraqiten idetë janë thelbësore për të fituar besimin e publikut. Një mesazh i formuluar mirë mund të frymëzojë, ndërsa një gabim i vogël mund të dëmtojë besueshmërinë. Një fjalim e prezantim i mirë tregon besueshmëri ndërsa paaftësia në komunikim shpalos publikisht mungesë karakteri e aftësi drejtuese.

    Në fund, politika si art qëndron në aftësinë për të krijuar harmoni në mes të kaosit, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të formësuar një të ardhme më të mirë për shoqërinë si edhe për të kapërcyer horizonte zhvillimore.

    Arti është politikë dhe politika është art, cilido që i ndan nuk është as artist i mirë e as politikan i zotë. /Gazeta “ExLibris”/

    TË TJERA

    Dështimi për zgjedhjen e presidentit, vjen reagimi i Osmanit: Natë e rëndë për Kosovën

    Çdo votë në ekran: Si e-votimi po e hap Kuvendin për qytetarët

    Familja në Turqi ka tre breza që transformon mbeturinat e drurit në art

    Arti shqiptar prezantohet në Trieste me ekspozitën “Fotografia Shqiptare”

    Gustave Doré – ilustratori unik i librave më të njohur të botës

    LEXO GJITHASHTU

    Fryrje barku, lodhje dhe tretje e dobët? Shkaku mund të jetë më i fshehtë nga sa mendoni

    June 23, 2026

    BE në Kosovë vendos zërin e të rinjve dhe mundësitë evropiane në qendër të diskutimit

    June 23, 2026

    Formacionet zyrtare, Porugali – Uzbekistan: Ronaldo kërkon fitoren dhe golin e parë

    June 23, 2026

    Policia ka konfiskuar mbi 6 mijë patentë shoferë këtë vit

    June 23, 2026
    TË TJERA

    #78: Shëndeti në rend të parë – Pasionare Xharra-Budima, Specialiste e Ortodoncisë

    June 23, 2026

    Gashi në Sofje: Dialogu është çelësi i rajonit, RMV kërkon proces të drejtë eurointegrues

    June 23, 2026

    Operacion i madh në Ankara – para samitit të NATO-s, arrestohen 209 persona

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.