KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Artan Fejza dyshohet se favorizoi dhëndrin në tenderë, IPK kërkon suspendimin e tij

Artan Fejza dyshohet se favorizoi dhëndrin në tenderë, IPK kërkon suspendimin e tij

Shefi i Prokurimit në Policinë e Kosovës, Artan Fejza, dyshohet se është i përfshirë në një rast të tenderimit, ku përfitues pretendohet të jetë dhëndri i tij.

Ndaj Fejzës, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetime paraprake, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe çështje që lidhen me konfliktin e interesit në proceset e prokurimit publik.

KALLXO.com ka siguruar informacione nga burimet e veta lidhur me dyshimet që Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka ndaj Fejzës, të cilat nuk lidhen vetëm me këtë tender, por përfshijnë edhe disa procedura të tjera të prokurimit.

IPK ka bërë të ditur se dyshimet përfshijnë dhjetëra kontrata të prokurimit, të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale.

Hetuesit janë duke shqyrtuar mënyrën e zhvillimit të këtyre procedurave, vendimmarrjen dhe respektimin e kritereve ligjore nga personat përgjegjës.

Për këtë arsye, IPK i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës suspendimin e Fejzës nga detyra deri në përfundimin e hetimit penal.

Hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Ndërkohë, IPK nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin, me arsyetimin se duhet të ruhet integriteti i hetimit./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.