KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Arta Bajrami shkëlqen në një fotografi pranë burrit të saj, ndërsa merr pjesë në eventin diplomatik “Hapi i Shpresës”

Arta Bajrami shkëlqen në një fotografi pranë burrit të saj, ndërsa merr pjesë në eventin diplomatik “Hapi i Shpresës”

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi elegante nga prania e saj në eventin diplomatik “Hapi i Shpresës”, i cili është mbajtur në nder të Ditës së Bamirësisë dhe të Drejtave të Njeriut.

Në këtë ngjarje prestigjioze, ku kanë marrë pjesë shumë ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë, Arta është shfaqur me një paraqitje tejet klasike dhe plot stil në Hotelin “Swiss Diamond”.

Në fotografinë e publikuar, këngëtarja shihet e ulur në një ambient të ngrohtë festiv, e veshur krejtësisht me të zeza, duke reflektuar elegancën e një zonje të vërtetë. Ajo pozon pranë bashkëshortit të saj, Xhim Sekiraqa, i cili po ashtu paraqitet me një stil formal.

Pjesëmarrja e Artës në këtë event ka një peshë të veçantë. Ajo ka qenë e ftuar në cilësinë e përfaqësueseve të Shoqatës “Lobimi për Autizëm”, organizatë me të cilën këngëtarja është e lidhur ngushtë tash e një kohë.

Arta prej vitesh ka ngritur zërin për të drejtat e fëmijëve të prekur nga spektri i autizmit, duke përdorur zërin dhe ndikimin e saj publik për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar mbështetjen institucionale e shoqërore.

Përmes këtij paraqitjeje, Arta jo vetëm që ka dhënë mesazh përkrahjeje, por edhe ka dëshmuar se arti, humanizmi dhe aktivizmi social mund të ecin dorë për dore në mënyrën më të bukur të mundshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.