KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Liria ka Emër” i drejtohet Parlamentit Evropian me kërkesë për hetim të pavarur ndërkombëtar për Specialen

“Liria ka Emër” i drejtohet Parlamentit Evropian me kërkesë për hetim të pavarur ndërkombëtar për Specialen

Platforma qytetare “Liria ka Emër” i është drejtuar Parlamentit Evropian me një letër, përmes së cilës ka kërkuar shqyrtim të pavarur ndërkombëtar të funksionimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në këtë letër, platforma ka kërkuar që institucionet evropiane të angazhohen për shqyrtimin e praktikave institucionale të Speciales, respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut dhe transparencën në funksionimin e këtij institucioni.

Ndër kërkesat kryesore është që Komisioni Evropian dhe Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) të përgatisin një raport të posaçëm për transparencën, përgjegjësitë institucionale dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Dhomat e Specializuara.

Po ashtu, “Liria ka Emër” ka kërkuar shqyrtimin e mekanizmave të financimit dhe mbikëqyrjes ndërkombëtare, si dhe mundësinë e një nisme parlamentare përmes së cilës do të forcoheshin mekanizmat e pavarur të monitorimit dhe garancitë për gjykim të drejtë.

Në letrën drejtuar Parlamentit Evropian, platforma ka ngritur disa shqetësime lidhur me funksionimin e Speciales, përfshirë paraburgimin e tejzgjatur, barazinë e armëve ndërmjet Prokurorisë dhe Mbrojtjes, besueshmërinë e provave, pavarësinë dhe paanshmërinë gjyqësore, si dhe transparencën dhe llogaridhënien institucionale.

Një tjetër çështje e ngritur është përdorimi i materialeve të siguruara nga institucionet e Serbisë, për të cilat platforma kërkon kontroll të rreptë të origjinës, autenticitetit dhe zinxhirit të ruajtjes së tyre.

“Liria ka Emër” i është referuar edhe raportit paraprak të Bar Human Rights Committee of England and Wales (BHRC), të përgatitur në prill të vitit 2026 me kërkesë të Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës.

Në letër, platforma ka rikujtuar edhe raportin e Dick Marty-t, të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në vitin 2011, duke kërkuar sqarime për mospërputhjen mes pretendimeve që shoqëruan themelimin e Speciales dhe aktakuzës ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, në të cilën, sipas tyre, trafikimi i organeve nuk figuron.

Platforma ka theksuar se nuk kërkon përjashtimin e askujt nga përgjegjësia individuale për krimet e provuara, por insiston që drejtësia të zbatohet në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me standardet universale.

“Liria e Kosovës nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve. Përgjegjësia penale është individuale, ndërsa drejtësia duhet të jetë universale”, thuhet në letrën e tyre.

Në fund, “Liria ka Emër” ka kërkuar përgjigje zyrtare nga Parlamenti Evropian, si dhe organizimin e një takimi me përfaqësuesit e platformës, për të paraqitur më gjerësisht shqetësimet, dokumentacionin dhe propozimet për veprim institucional. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.