KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Arsenali synon ta blindojë me kontratë të re yllin e skuadrës– shkak interesimi i fortë i Real Madridit

Arsenali synon ta blindojë me kontratë të re yllin e skuadrës– shkak interesimi i fortë i Real Madridit

Arsenal po planifikon t’i ofrojë një kontratë të re të majme një prej yjeve të skuadrës gjatë kësaj vere, për të shmangur interesimin e fortë nga Real Madrid, sipas Sports Boom.

Klubi londinez ka qenë shumë aktiv në 12 muajt e fundit për të blinduar lojtarët kryesorë me kontrata afatgjata. Lojtarë si Gabriel Magalhães, William Saliba, Bukayo Saka, Ethan Nwaneri, Myles Lewis-Skelly dhe Max Dowman kanë nënshkruar rinovime për të qëndruar në Emirates Stadium.

Megjithatë, ndërsa Arsenal po lufton për titullin e parë në Premier League që nga viti 2004, disa klube të mëdha evropiane po shfaqin interes për lojtarët kyç të projektit të Mikel Arteta.

Sipas raportimeve, Real Madrid po kërkon zëvendësues për kapitenin që pritet të largohet, Dani Carvajal, dhe ka identifikuar mbrojtësin e Arsenalit, Jurrien Timber, si një nga objektivat kryesorë.

Aftësia e tij për të luajtur në disa pozicione në mbrojtje dhe në mesfushë shihet si një avantazh i madh, dhe klubi madrilen është i gatshëm të bëjë një ofertë të madhe për ta transferuar këtë verë.

Megjithatë, Arsenal është i vendosur që lojtari i përfaqësueses së Holandës nuk është në shitje në asnjë çmim dhe është gati të hapë bisedimet për një kontratë të re afatgjatë për ta mbajtur në Londër.

Timber, i cili iu bashkua Arsenalit nga Ajax në vitin 2023 për rreth 39 milionë euro, është aktualisht nën kontratë deri në vitin 2028, por klubi është gati t’i ofrojë një marrëveshje të re me paga deri në rreth 255,000 euro në javë, duke reflektuar statusin e tij si lojtar “i paprekshëm”.

Nga ana tjetër, Real Madrid do të ishte i gatshëm të ofronte paga të ngjashme nëse lojtari do të pranonte transferimin, ndërsa Arsenal do të kërkonte rreth 101 milionë euro për ta lënë të largohet./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.