KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Arsenali dhe Liverpooli në garë të ashpër për mbrojtësin anglez

Arsenali dhe Liverpooli në garë të ashpër për mbrojtësin anglez

Arsenali po shqyrton mundësinë e transferimit të qendërmbrojtësit të Aston Villas, Ezri Konsa, ndërsa edhe Liverpooli po monitoron situatën e reprezentuesit anglez.

Sipas “CaughtOffside”, londinezët e konsiderojnë Konsan një nga objektivat kryesorë për përforcimin e mbrojtjes gjatë kësaj vere, megjithëse kërkesa e Aston Villas prej rreth 60 milionë funtesh mund të jetë pengesa kryesore në negociata.

Pavarësisht çmimit të lartë, Arsenali nuk e ka hequr dorë nga ideja për të transferuar 28-vjeçarin.

Raporti shton se Konsa është i interesuar për një kalim në “Emirates”, por nuk po ushtron presion për t’u larguar nga Aston Villa. Kjo e vendos klubin nga Birminghami në një pozitë të favorshme negociuese nëse Arsenali paraqet një ofertë zyrtare.

Interesimi i Arsenalit për një qendërmbrojtës të ri lidhet edhe me situatën e William Salibas. Mbrojtësi francez po përballet me një lëndim që mund ta mbajë jashtë fushës për një periudhë të gjatë, duke e shtyrë klubin të kërkojë alternativa.

Përveç Konsas, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta po shqyrton edhe emra të tjerë për repartin defensiv, mes tyre qendërmbrojtësin e West Hamit, Konstantinos Mavropanos, si dhe mbrojtësin e Comos, Jacobo Ramon./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.