Një person është arrestuar në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, pasi dyshohet se ka tentuar të ikë nga Policia.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 20 tetor, rreth orës 22:40, kur gjatë kontrollit ndaj të dyshuarit, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar 0.46 gramë substancë e dyshuar si kokainë, 5.72 gramë marihuanë, 360 euro para të gatshme, një telefon mobil dhe një motoçikletë, me të cilën dyshohet se kishte tentuar të largohej nga Policia.
I dyshuari është ankuar se kishte lënduar krahun gjatë tentimit për t’u larguar, për çka ka pranuar tretman mjekësor.
Pas trajtimit mjekësor, ai është intervistuar nga organet e rendit dhe, me vendim përkatës, është ndaluar për 48 orë.
Rasti do të trajtohet nga organet kompetente.
Burimi: lajmi.net ↗

