Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka goditur me thikë një person tjetër.
Rasti ka ndodhur më 18 shtator, rreth orës 22:00, në rrugën “Bill Klinton”.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar me thikë viktimën, e cila ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari është intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/