KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet një i dyshuar në Pejë për keqpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh

Arrestohet një i dyshuar në Pejë për keqpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh

Në Pejë është zhvilluar një aksion policor lidhur me një rast që përfshin veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “falsifikim i dokumentit” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në vitin 2021 dhe është shënuar si “NN”, ndërsa gjatë hetimeve janë kontrolluar disa lokacione dhe janë ndërmarrë veprime operative nga njësitë relevante.

“Lidhur me rastin janë kontrolluar disa lokacione si dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të rastit është intervistuar edhe një person tjetër i dyshuar, i cili pas procedurave hetimore dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe prova materiale që lidhen me rastin, përfshirë pesë telefona mobil, të cilët do të përdoren në fazën e mëtejshme të hetimeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.