Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë një grua.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 2 nëntor, rreth orës 18:24.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një thikë, si dhe 0.36 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, transmeton Zeri.info.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Zëri
Burimi: zeri.info ↗

