KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Arrestohen tre shtetas të Shqipërisë në Pejë, u kapën me 1 kg marihuanë në veturë

Arrestohen tre shtetas të Shqipërisë në Pejë, u kapën me 1 kg marihuanë në veturë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona, shtetas të Shqipërisë, pasi në veturë kishin 1 kilogram marihuanë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 23:35.

“Pejë / 30.09.2026 – 23:35. Janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj kosovarë dhe një femër shtetas e Shqipërisë pasi njësitë relevante policore në bagazhin e veturës së dyshuar, në të cilën kanë qenë duke udhëtuar, kanë gjetur dhe konfiskuar 1 kg substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raport.

Si prova materiale nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe para të gatshme, tre telefona celular, dy thika dhe vetura me të cilën kanë qenë.

Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.