KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohen 9 persona në Kosovë, dyshohet se mashtruan suedezët përmes investimeve në Bitcoin

Arrestohen 9 persona në Kosovë, dyshohet se mashtruan suedezët përmes investimeve në Bitcoin

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se nëntë persona janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, përmes qendrave ilegale të thirrjeve (Call Center), ku dyshohet se u ofronin shtetasve suedezë investime në kriptovaluta.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2026, në disa lokacione në Prishtinë, transmeton Zeri.info.

Të dyshuarit, duke vepruar si grup, dyshohet se kanë paraqitur fakte të rreme për t’i vënë në lajthitje viktimat dhe për t’i nxitur ato të investonin para, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë.

Ata dyshohet se janë paraqitur si ofertues të investimeve në kriptovaluta, përfshirë Bitcoin-in, ndërsa pas investimit, paratë e viktimave janë transferuar në llogari të tjera të panjohura, duke u shkaktuar atyre dëm të konsiderueshëm material.

Gjatë aksionit, dy nga të dyshuarit, me inicialet R.H. dhe D.H., dyshohet se kanë sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Për këtë rast, ata dyshohen edhe për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Prokuroria nuk ka bërë të ditur vlerën e dëmit të shkaktuar apo detaje të tjera lidhur me hetimet. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.