KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Armela Hyseni: Pas Big Brother shtova 13 kilogramë, nuk doja të dilja as në televizor

Armela Hyseni: Pas Big Brother shtova 13 kilogramë, nuk doja të dilja as në televizor

Armela Hyseni ka qenë pjesë e kastit në edicionin e pestë të Big Brother VIP Albania.

E ftuar në “E diell”, ajo ka zbuluar disa detaje pas daljes nga formati i famshëm në Shqipëri.

Ajo bën me dije se ka fituar 13 kilogramë dhe se nuk ndihej rehat në atë formë.

Foto: Instagram

“Pas Big Brother unë shtova 13 kilogramë dhe nuk isha rehat. Isha mësuar të shikoja veten ndryshe në pasqyrë dhe asnjë rrobë nuk më bënte më”, u shpreh tutje.

Modelja theksoi se ishte në siklet dhe se nuk donte të dilte as në televizor.

“Nuk doja të dilja më në televizor jo sepse unë kisha marrë disa kilogramë më tepër, por nuk isha rehat. Për mua ka qenë periudhë shumë e sikletshme”, shtoi mes tjerash.

Hyseni ka qenë pjesë e Big Brother, edhe në edicionin e nëntë, por jo me personazhe VIP. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.